Tmerr në Spanjë, shembet skena e një koncerti buzë detit, mbi 260 të plagosur (FOTO+VIDEO)

Tmerr në Spanjë, shembet skena e një koncerti buzë detit, mbi 260 të plagosur (FOTO+VIDEO)

Shembet skena e një festivali në Spanjë

Pamje të frikshme vijnë nga Spanja aty ku një natë më parë qytetarët e mbledhur për një koncert kanë përjetuar minuta tmerri. Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e shembjes së një skene të drunjtë të ngritur për skenën e festivalit janë plagosur më shumë se 260 persona, 5 prej të cilëve në gjendje kritike.

Platforma ishte ngritur buzë detit, ndërsa ishin të shumtë ata që po ndiqnin një koncert të muzikës “rap”, O Marisquino, në qytetin veriperëndimor të Vigos, në rajonin Galicia. Sipas policisë, deri më tani nuk konfirmohet asnjë i vdekur.

Dëshmitarë nga vendngjarja treguan momentet e panikut që kapluan të pranishmit, shumë prej të cilëve adoleshentë. Disa prej tyre ranë në det.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë