POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tokat bujqësore me qira kthehen në troje po u përdorën për agrobiznes

Foto ilustruese

Një projektligj tjetër, i kaluar dje në mbledhjen e qeverisë, parashikon ndryshime në ligjin aktual “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”.

Sipas amendimeve të propozuara, në rastet kur në tokat bujqësore të shtetit, që janë dhënë me qira, qiramarrësi kërkon të ndërtojë objekte për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale, apo objekte në funksion të agroturizmit, për të cilat kërkohet leje ndërtimi dhe kategoria e resursit ndryshon nga “tokë bujqësore” në “truall”, qiradhënësi mund të japë miratimin, nëse plotësohen kushtet e mëposhtme.

Së pari, ndërtimi i objekteve të parashikuara në kërkesë duhet të jetë në përputhje me legjislacionin dhe dokumentet e planifikimit të territorit. Dhe së dyti, sipërfaqja ndërtimore duhet të shërbejë vetëm për objekte për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale, të tokës bujqësore, objekt i qiradhënies ose për ngritjen e objekteve ndërtimore në funksion të agroturizmit.

Nuk lejohet në asnjë rast ndryshimi i destinacionit të objektit të ndërtuar sipas këtij ligji. Një lehtësi e madhë është mosndryshimi i pagesës: trualli do të paguhet njësoj si qiraja: “Për sipërfaqen ndërtimore “truall”, të miratuar, aplikohet i njëjti çmim i qiradhënies si për tokën bujqësore”.

d.ba.
Komento