'Tokio 2020', Olimpiada e njohjes së fytyrës

'Tokio 2020', Olimpiada e njohjes së fytyrës

Foto ilustruese

Komiteti organizator i Lojërave Olimpike Japoneze ka njoftuar se do të përdorë skanimin e fytyrës për të identifikuar mijëra atletë dhe stafin e tyre; menaxherë, delegatë, vullnetarë dhe teknikë që do të marin pjesë në Olimpiadën që do të zhvillohet në Tokio në vitin 2020.

Sipas "Japan Times", duket se komiteti organizues po konsideron seriozisht shfrytëzimin e njohjes së fytyrës për të identifikuar njerëzit që do të hyjnë dhe dalin nga fshati olimpik, zyrat dhe strukturat e përfshira në lojëra. Bëhet fjalë për nje numër relativisht të lartë, deri 400 000 njerëz.

Procedura natyrisht nuk do të praktikohet te publiku por vetëm te pjesëmarrësit, stafi i ekipeve, përfaqësuesit e federatave, teknikët, në përgjithësi gjithë makina sportive dhe organizative.

Organizatorët janë në fakt të shqetësuar për vjedhjen e shënjave dedektive jo elektronike, gjë e cila mund të ndikojë në nivelin e sigurisë së lojrave që do të zhvillohen në muajt korrik-gusht të vitit 2020.

 Ende nuk dihet se si do të jenë procedurat për ruajtjen e privatësisë si dhe nëse Komiteti Organizator i ka kompetencat për ta bërë të detyrueshëm skanimin e fytyrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët