Top Channel shkarkon Sokol
Ballën si drejtor informacioni

Top Channel shkarkon Sokol<br />Ballën si drejtor informacioni<br>
Drejtori i informacionit në Top-Channel Sokol Balla mësohet të jetë shkarkuar nga ky post. Balla një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentes të Top-Medias, Vjollca Hoxha prej sot nuk do të drejtojë departamentin e lajmeve.

Ky vendim nuk i është komunikuar ende gazetarëve të departamentit të lajmeve.

Informacioni që qarkullon në korridoret e këtij televizioni sugjerojnë se postin e Ballës si drejtor i komanduar do ta mbajë  gazetari Endri Xhafo i rikthyer në Top-Channel vetëm një muaj më parë në rrolin e producentit ekzekutiv.

Mbeten të paqarta motivet që cuan presidenten e Top-Medias Vjollca Hoxha në marrjen e këtij vendimi pasi ishte ajo e cila bekoi rikthimin e  Ballës në Janar të vitit 2016 në krye të departamentit të lajmeve. Përmes një noftimi zyrtarë në faqen e Top-Channel thuhet se: Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00.

Ky ishte rikthimi i dytë i Sokol Ballës në këtë detyrë e cila zgjati vetëm 21 muaj.

Në Janar 2016 kur e rimori këtë detyrë Balla  deklaroi  duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për besimin e treguar ndaj profesionalizimit dhe integritetit të tij.

“Ndjehem i privilegjuar të jem Drejtor i Lajmeve në Top Channel. Mirënjohje e falënderim për besimin në profesionalizmin dhe integritetin tim”, do të shkruante  Balla në Twitter.

Ditët e fundit Top-Channel është përfshirë në një kurs të fortë përplasje me kryeministrin Edi Rama pas disa qëndrimeve të forta  editoriale me theks kundra qeverisë transmetuar nga ky televizion.

Shkarkimi Sokol Ballës vjen në një kohë kur departamenti i lajmeve është përfshirë në një hemoragji konstante largimi gazetarësh.

Largimi më I fundit është i producentit ekzekutiv të lajmeve Enkelejd Llanaj gazetar në këtë television që nga dita e parë e transmetimit.

Dy vitet e fundit Top-Channel është përfshirë në spirale largimesh që nisi me ish drejtorin e përgjithshëm Enkelejd Joti i emëruar në këtë detyrë nga ish presidenti I ndjerë I Top-Medias Dritan Hoxha.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet kërkesa e opozitës dërguar ‘Kushtetueses’ për mandatin e Xhaçkës: Të përcaktohet mënyra kushtetuese si zgjidhet ky konflikt

Zbardhet kërkesa e opozitës dërguar ‘Kushtetueses’ për mandatin e Xhaçkës: Të përcaktohet mënyra kushtetuese si zgjidhet ky konflikt