Topi i Artë, Messi dhe tre goditjet për Realin sapo veshi bluzën e Juves/ 7 frazat e Ronaldos që nuk duhen humbur

Topi i Artë, Messi dhe tre goditjet për Realin sapo veshi bluzën e Juves/ 7 frazat e Ronaldos që nuk duhen humbur

Prezantimi i Ronaldos te Juventus

Cristiano Ronaldo u prezantua pasditen e sotme si lojtar i ri i Juventusit, pas 9 viteve në Madrid. Në paraqitjen e tij të parë para shtypit në Itali, portugezi ka folur për arsyet që e çuan të braktiste Realin për Juven, ndërsa nuk i kurseu shigjetat edhe për kupolën drejtuese të Madridit.

VENDIMI: Ishte një vendim i lehtë, Juventusi është një nga ekipet më të mira në botë

MADRILENËT: Nuk mendoj se po qajnë. Kam bërë një histori të shkëlqyer në Madrid. Tani po filloj një fazë të re.

SERIA A: E di që është një ligë shumë e vështirë, shumë taktike. Por dua të provoj gjëra të reja, nuk dua që qëndroj ulur në një karrige në shtëpi.

MOSHA 33 VJEÇ: Unë jam i ndryshëm nga të gjithë të tjerët që janë 32, 33, 34 vjeç. Këto zgjedhje e dëshmojnë atë, unë nuk kam ardhur këtu me pushime.

CHAMPIONS LEAGUE: Të gjitha ekipet duan ta fitojnë, nuk do të jetë e lehtë, por kjo skuadër mund ta bëjë këtë.

TOPI I ARTË: Nuk mund ta imagjinoja të fitoja dy apo tre, imagjinoni pesë ... Nëse gjërat shkojnë mirë, pse të mos e fitoj edhe me Juven?

MESSI: Çdo lojtar ka dëshirë të jap më të mirën e tij me skuadrën që luan. Të gjithë flasin për një rivalitet me Messin, por nuk është kështu, secili mundohet të japë më të mirën për ekipin e tij, koha do tregojë më të mirin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 17/07/2018 23:52

    Ok o Faik ha ndonje fik.pikerisht totenhemin eleminoi juve.

    Përgjigju
  • Faik: 17/07/2018 19:17

    U Tregove "Krye BUDALLA" , që ike nga MADRIDI i madh , dhe shkove në një "Provincë INDUSTRIALE " , siç është edhe Qyteti i Shëmtuar i TORINOS !!! Po të kishe shkuar në MILANO ose ROMË, asnjë NUK do të thoshte asgjë , por Vajtja në TORINO me (RUBENTUS) Juventus , është "TALLJE" që i bëre VETES tënde ore RONALDO !!!! Shumë Shpejt do bëhesh PISHMAN si për QYTETIN e Torinos që NUK të Ofron Asgjë , ashtu edhe për KLUBIN HAJDUT Juventin , që di të FITOJË duke VJEDHUR KUPAT dhe KAMPIONATET Vetëm në ITALI, kurse në EUROPË ELEMINOHEN që në GRUPE nga SKUDRA si PORTO , SEVILA apo TOTENHEMI !!!!!???? Po mori JUVENTUSI CHAMPIONSIN për 20 VITET e Ardhshme , do të përmbyset edhe BOTA , sepse kështu janë edhe KOFIÇIENTAT e BOOKMARËSVE !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës