Topi i Botërorit

Topi i Botërorit

Ndërsa ethet e kampionatit  kanë mbërthyer gjithë globin, pak e dinë se ai ka startuar në hapësirë.

A nisi ky botëror në hapësirë? Sigurisht që po.

E gjitha kjo ndodhi falë 3 kozmonautëve rusë, që për ti paraprirë  ngjarjes së madhe futbollistike që do të luhej në vendin e tyre, vendosën të inaugurojnë Kupën e Botës 2018 në orbitë. Ata luajtën në stacionin hapësinor me  “Teslar 18”,  topi  zyrtar i Kupës së Botës, i njëjtë me atë që do të luhen të gjitha ndeshjet e botërorit. Topi i Kupës së Botës u soll në hapësire në 24 mars me anijen kozmike Sajuz MS 08.  Ai u kthye sërish në  Tokë së bashku me ekuipazhin, në 3 qershor me një tjetër anije, Sajuz MS 08.

Por pavarësisht se vjen prej kozmosit, disa portjerë janë ankuar për topin e Kampionatit  Botëror. Trajektore të pamundura për t’u deshifruar, i vështirë për t’u bllokuar për shkak të shtresës plastike me të cilën vishet, i aftë të përfundojë në rrjetë kur gjuhet nga distancë e largët. Ata që kanë shfaqur pakënaqesitë e tyre nuk janë nga  portjerë  fillestarë apo dosido. Për legjendën Bufon dhe Pepe Reina ( 4 herë pjesëmarrës ne botëror)  ky është një top plazhi.

Për Adidas, “Teslar 18” shënon një ndryshim të rëndësishëm në krahasim me të tjerët e së kaluarës. Për markën gjermane, emri ishte frymëzim prej gjuhës dhe traditës ruse, kurse modeli i topit prej atyre të përdorur në vitet 60-70.

Në nivel estetik, topi është kryesisht i bardhë, me një gradient  gri dhe kushton nga 35 e deri në 150 dollarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!