Toyotat me 3.4 mln euro, rikonfimohet masa "burg pa afat" për katër të akuzuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, të 4.3 milion euro të fshehura në dy makinat Tayota Auris. Avokatët e të katër të arrestuarve Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka I kërkuan gjykatës për të mos i konsideruar ata grup të strukturuar kriminal por thjesht si persona që kanë konsumuar veprën penale të mos deklarmit të të ardhurave në kufi.

Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga trupi gjykues. Ndërkohë njëri nga avokatët ka pranuar akuzën për armëmbajtje pa leje për klientin e tij Agim Ceka. Po ashtu nga kjo seancë gjyqësore u mësua se është regjistruar procedim penal edhe për Alfred dhe Elvis Vladin të cilët janë shpallur në kërkim.

Pas seancës për kamerat janë prononcuar edhe dy avokatët e të akuzuarve, të cilët i qëndrojnë mëndimit se Prokuroria dhe Gjykata nuk janë të qarta.

Ajo që ne vazhdojmë kërkojmë nga Prokuroria dhe Gjykata është heqja e akuzës. Edhe sot Prokuroria dhe Gjykata nuk janë të qarta, nuk dinë se çfarë vepre penale është kryer. Nuk dihet a janë para të grumbulluara nga trafikantët apo nga emigrantët? Jam i bindur që kjo do rezultojë një fluskë sapuni në fund.

 Saimir Visha, avokat

Pa bërë asnjë akt, gjykata vendos arrest me burg. Ka bërë vetëm tre rrugë më këtë shoqëri private, konform rregullave, me kontratë pune dhe të gjitha veprimet e tjera ligjore. Një fakir për të ushqyer veten, fëmijët dhe bashkëshorten e sëmurë.  Vetë është i sëmurë, në moshën 60 vjeç, në këto kushte në i kërkuam Gjykatën arrest shtëpie me pajisje elektronike por sërish Gjykata nuk pranoi duke i shtuar akuzat e saj. 

Isan Shameti, avokat

Të katër të arrestuarit fillimisht dolën për masë arresti përpara gjykatës në Durrës e cila e transferoi çështjen tek krimet e rënda pasi prokurorët vendosën ta konsideronin aktivitetin e të arrestuarve si grup i strukturuar kriminal.  Seanca tek Krimet e Rënda nisi me prezencën e medias por më pas me kërkesë të prokurorit seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor.

Operacionit policor për kapjen e 3.4 milion eurove në portin e Durrësit disa javë më parë i parapriu në parlament me një deklaratë nga Lulzim Basha në parlament më 21 Qershor 2018 për ekzistencën e një makine Toyota Yaris, brenda të cilës po transportoheshin 1.5 milionë euro. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën e u nisën nga porti Barit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete