41 arrestime për trafikimin e drogës në Itali, ‘duart’ e klanit mafioz të lidhura me ato shqiptare (VIDEO)

Në kudër të operacionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike policia italiane arrestoi një ditë më parë 41-persona duke shkatërruar dy prej grupeve më të rrezikshme kriminale të trafikimit të drogës  vepruese në mes krahinave të Barit, Leçes dhe Brindizit, në Itali .

Sipas mediave italiane mësohet se hetimet në lidhje me aktivitetin e këtij grupi kriminal kishte nisur prej disa kohesh nga Drejtoria e antimafias në Leçe të Italisë, ku në total janë përfshirë në hetim 55 persona të dyshuar për qëllime të ndryshme të trafikut të drogës.

Masat janë lëshuar nga gjykatësi hetues i Lecce, Cinzia Vergineme kërkesë së prokurorisë së anti-mafias italiane.

Gjithashtu  bëhet e ditur se hetimi për këta persona  ka  filluar në tetor të vitit 2015 deri në  dhjetor të 2017-ës, dhe ka të bëjë me aktivitetet e dy organizatave kriminale , një në Leçë, tjetra me degë në Terlizzi, një qytet që përmes grupit të Dello Russo-Ficco, ishte një nga kanalet kryesore të furnizimit  në zonë e Pulias për trafikun e kokainës, heroinës, marihuanës dhe hashash.

Gjatë kësaj periudhe mësohet se janë zbuluar disa raste të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Itali.

Në mes të arrestuarve, përfaqësues të krimit në Salento, janë edhe katër të hetuar nga Terlizzi, pjesë e familjeve Dello Russo e Ficco: Michaela De Ruvo, 30 vjeçe; Giamattista De Sario, 43 vjeç i njohur si Rocky, Roberto Dello russo, 38 vjeç i njohur si Malandrino, Paolo Ficco, 39 vjeç.

Mësohet se klani i grupit Dello Russo-Ficco, nga ana tjetër, furnizohej nga kanalet shqiptare.

Ndërkohë mediat italiane  se operacioni i ndërmarrë  “Mesazhi i shkurtër” janë konfiskuar sasi të mëdha të drogës si dhe të armëve e municonit.

Ndërkohë, behet e ditur se policia italiane po vazhdon hetimet për përfshirjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivite criminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian