Trafik klandestinësh drejt SHBA dhe Kanada, agjentët e Frontex zbarkojnë tek Krimet, hetim rrjetit të pasaportave
Zbulimi i trafikantëve që dërgojnë emigrantë drejt SHBA dhe Kanada kundrejt pagesave 15-20 mijë euro me pasaporta false ka sjellë tek Krimet e Rënda, agjentët e Frontex.
Pas arrestimit dhe procedimit të 60 personave në kuadër të operacionit “One if by land” për të goditur trafikantët e emigracionit të paligjshëm drejt Amerikës, vendeve të BE-së dhe Kanadasë, dy agjentët e Frontex zbarkojnë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaruan për Report Tv se agjentët janë duke studiuar me imtësi hetimet e prokurorisë shqiptare dhe partnerëve amerikanë për të kuptuar origjinën dhe mënyrën e kalimit në kufi të klandestinëve.
Deri më tani, sipas hetimeve rezulton se pasaportat false, kryesisht prodhohen në Bullgari kundrejt çmimeve nga 1500 deri në 5000 mijë euro për person, dhe pjesa tjetër nga 10 deri në 15 mijë euro që paguheshin tek grupet kriminale, shërben për të mbuluar koston e transportit, biletat, qëndrimet në hotel dhe fitimin e trafikantëve.
Brenda pak ditësh nisur dhe nga fluksi i lëvizjeve i cili gjatë muajve të fundit të vitit, është më i madh hetuesit e Krimeve të Rënda sëbashku me Frontex, pritet të shtojnë patrullime në kufi për të identifikuar rrjete trafikantësh të cilët mundësojnë kalimet e paligjshme të personave që paguajnë.
Një ditë më parë edhe ambasada amerikane përgëzoi prokurorinë dhe policinë shqiptare me të cilët agjentët amerikanë kanë bashkëpunuar në hetimet e përbashkëta për të goditur këtë fenomen.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.8%
-
JO
76.5%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 4667
Lajme të tjera
-
EMRAT/ U implikuan në trafikun e klandestinëve, pezullohen 9 efektivë në Gjirokastër
24 Tetor 2023, 19:21
-
Rruga e Ballkanit rikthehet si rruga kryesore e kalimit të migrantëve të parregullt në Europë
13 Tetor 2023, 19:30
-
Nga Korça në Kukës arrestohet kuksiani që do transportonte me furgon 27 emigrantë! 'Bileta' 200 - 400 euro
23 Shtator 2023, 13:54
-
Kriza e migracionit, si do të vazhdohet më tej?
18 Shtator 2023, 11:50
-
Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE-së për operacionet e FRONTEX, Balla: Të marrim rol kontribuues për sigurinë në rajon
15 Shtator 2023, 14:32
-
Operacione të përbashkëta me Frontex, KiE firmos marrëveshje me Shqipërinë
8 Shtator 2023, 12:22
-
Kapet duke transportuar drejt Tiranës 8 emigrantë afganë, në banesë i gjejnë dhe viça kontrabandë
19 Gusht 2023, 13:41
-
Pogradec, 35 vjeçari kapet me 21 emigrantë në furgon, u kishte marrë pagesa 1000-1500 euro/person
18 Gusht 2023, 16:07
-
Rekord i ri, 90 mijë emigrantë hynë ilegalisht në BE-së përmes Mesdheut! Frontex: Kontrabandistët në garë të ashpër, ulën çmimin për kontrabandimin e njerëzve
13 Gusht 2023, 09:20
-
Frontex/ Shqipëria pjesë e rrugëkalimit tranzit të emigrantëve drejt Europës, në 6 mujorin e parë të 2023 u futën 3600 klandestinë në vendin tonë
11 Gusht 2023, 20:23
-
Operacionet në kufi! Çuçi nënshkruan marrëveshjen me kreun e FRONTEX: Garantojmë respektimin e të drejtave të njeriut
5 Qershor 2023, 17:19
-
Fluks emigrantësh, FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë
11 Maj 2023, 16:49