Trafikanti italian në gjyq: Shkodrani më mashtroi, mora 1 mijë € për transportin e pasaportave false, më futi drogë

Durrës- Tentoi të trafikojë drejt Italisë 6 kg kanabis të fshehur në dyshemenë e automjetit të tij, do të qëndrojë në burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogë italiani Pierro Mormina.

Janë këto pamjet e Morminës në Gjykatën e Krimeve të Rënda aty ku kreu i kësaj gjykate Sandër Simoni ka miratuar kërkesën e prokurorit Dritan Prenci për të caktuar masën e arrestit me burg.

Mormina pranoi se prej 1 jave ndodhej në Shkodër me pushime ku kishte ardhur me makinë aty kishte takuar një person djalë i ri.

Pierro Mormina sot para gjykatës

Në gjyq Mormina sqaroi se:

“Në Shkodër isha me pushime, aty takova një djalë të ri emrin e të cilit nuk e kujtoi. Më tha se do të dërgoja në Itali disa pasaporta false kundrejt një shpërblimi prej 1000 mijë euro, më mori makinën për të vendosur pasaportat dhe ma ktheu sërish. Nuk e dija se kishte drogë, vetëm kur u ndalova nga policia në Durrës zbulova se kishte drogë në makinën time”.


60-vjeçari u ndalua dy ditë më parë teksa ndodhej në sheshin e trageteve në portin e Durrësit në tentativë për tu larguar në Itali nëpërmjet tragetit Durrës-Bari. Atij i janë bllokuar makina, mjetet e identifikimit si dhe telefoni celular nga i cili prokuroria shpreson të arrijë tek grupi kriminal që 60-vjeçari italian mori drogën.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 17/08/2018 21:11

    Pepino je arrrestu ne vendin e me matrapazave qe ka rruzulli tokesor Harroje me mashtru gjykatesit tone

    Përgjigju
  • Shkodrani: 17/08/2018 16:06

    Po po peppino

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin