Trafiku i qenieve njerëzore, ambasadori i OSBE: S’ka sukses pa mbështetur prokurorët e gjykatësit

Trafiku i qenieve njerëzore, ambasadori i OSBE: S’ka sukses pa mbështetur prokurorët e gjykatësit

Ambasadori Bernd Borchardt dhe Rovena Voda

Si mund ta përdorin teknologjinë e informacionit strukturat ligjzbatuese për të luftuar trafikimin e personave? Kjo është tema e një trajnimi dyditor, që filloi sot në Akademinë e Sigurisë, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm dhe Koordinatorit të OSBE-së për Luftën kundër  Trafikimit të Personave, Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së,  Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Trajnimi është pjesë e mbështetjes së vijueshme të Prezencës së OSBE-së për institucionet shqiptare në luftën kundër mënyrave tradicionale dhe të reja të trafikimit nëpërmjet një sërë masash, duke përfshirë zhvillimin e politikave, legjislacionit, ngritjen e kapaciteteve dhe lehtësimin e bashkërendimit ndërinstitucional.

Në hapje të trajnimit folën zëvendësministrja e Brendshme, njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Trafikimit të Personave, Rovena Voda, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, dhe Përfaqësuesi i Posaçëm dhe Koordinator i OSBE-së në detyrë për Luftën kundër Trafikimit të Personave, Valiant Richey.

“Me gjithë legjislacionin e avancuar në fuqi dhe Mekanizmit Kombëtar të Referimit, Shqipëria ende përballet me sfida të rëndësishme në parandalimin e këtij krimi, mbrojtjen e viktimave dhe dënimin e trafikantëve. Unë i nxis strukturat përkatëse të policisë ta ndjekin këtë temë me interes, pasi do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në vitet e ardhshme”, tha ambasadori Borchardt.

“Ne mbetemi të përkushtuar të vijojmë të mbështesim institucionet e ndryshme të përfshira në luftën kundër trafikimit të personave, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit, pasi e dimë që policia nuk mund të arrijë sukses kundër trafikantëve pa përpjekjet e prokurorëve,” shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë