Trafiku i rënduar në Fier, shkak për bllokimin e ambulancave në rrugë (VIDEO)

Trafiku i rënduar në qendër të qytetit të Fierit dhe në rrugët e tjera mbetet një problem që haset çdo ditë, sidomos në periudhën e verës. Kjo situatë ka alarmuar personelin mjekësor të urgjencës së spitalit Rajonal të këtij qyteti, pasi temperaturat e larta si dhe ngjarje të ndryshme kanë bërë që numri i telefonit të urgjencës së Fierit të ketë në çdo kohë thirrje për ndihmë.

Pavarësisht alarmit të sirenave që dëgjohen më shumë se dy kilometra larg, trafiku i rënduar bën që ambulancat të mos lëvizin nga vendi, pasi shoferët e makinave e kanë të pamundur të devijojnë. Sipas drejtuesve te ambulancave, kjo situatë është alarmante dhe mund të çojë në përkeqësim të gjendjes shëndetësore të qytetarit që kërkon ndihmën e parë.

Trafiku vështirësohet edhe më tepër në rrugën që të çon drejt spitalit, pasi mjete të ndryshme janë parkuar në njërën anë të këtij segmenti. Pavarësisht masave që policia rrugore merr duke vendosur gjoba, akoma nuk është gjetur zgjidhje për këtë situatë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK e Dumanit, analisti Kikia: Meta agresiv, tregon qartë se ka ‘llogari’ me drejtësinë

Sulmet ndaj SPAK e Dumanit, analisti Kikia: Meta agresiv, tregon qartë se ka ‘llogari’ me drejtësinë