Trafiku i rënduar në mbarë vendin, shkak dyndja e pushuesve në plazhe

Rreth 30 mijë  shtetas kosovarë dhe vendeve të rajonit  kanë  hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet Pikës kufitare të Morinës, me afro 5300 automjete. Pjesa më e madhe e njerëzve që hyjnë në tokën shqiptare, kanë si destinacion bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet, por ka edhe nga ata që përdorin Rrugën e Kombit si pikë tranziti. Edhe pse po punohet me 10 sportele, numri i makinave që presin në rradhë është shumë i lartë.

Por nuk mund të thuhet për të njëjtën gjë në jug të vendit, pasi në doganën e Kakavisë, pala greke punon vetëm me dy sportels çka ka bërë që rradhët e qytetarëve shqiptarë që kërkojnë për t'u kthyer, të arrijë mbi 4 km. Trafik ka pasur edhe në pikën doganore të Muriqani,t ku edhe gjatë ditës së sotme ka pasur një levizje mjaft të madhe të qytetarëve që kanë lëvizur drejtë Malit të Zi.

Probleme me radhët e gjata nuk ka pasur vetëm në pikat doganore, që prej fillimit të gushtit situata e trafikut është mjaft e rënduar edhe në Fier,  pasi dyndjet për të shkuar drejt jugut, janë të mëdha. Edhe këtë të shtunë fluksi i makinave dhe punimet në rrugë kanë shkaktuar kaos në rrugën e qytetit. Levizja e mjeteve është shumë e ngadaltë, duke bërë kështu që të presin për orë të tëra për të shkuar në drejtim të Vlorës. 

Situata e trafikut është problematike edhe në Shkodër, ku kthimi i emigrantëve dhe turistët kanë bërë që gjatë orëve të mëngjesit dhe në mbrëmje në Shkodër të krijohet trafik mjaft i rënduar. Ndërkohë, në të gjitha qarqet e vendit sot ka pasur deklarata nga policia rrugore për masat që po merren, megjithatë situata në terren tregon krejt një pamje tjetër, pavarësisht masave verbale të marra nga policia e shtetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë