Trafiku në Greqi, raporti: Shqiptarët shkëmbejnë kanabisin me heroinë në Turqi

Foto ilustruese

GREQI-Bazuar në një raport të autoriteteve helene të publikuar nga gazeta ‘Kathimerini’ theksohet se më shumë se 100 milionë euro vlerësohet të fitohen çdo vit nga organizatat kriminale, shqiptare, greke, gjeorgjiane dhe të tjera që veprojnë në Greqi, me trafikun e drogës dhe trafikimin e emigrantëve. Një pjesë e grupeve kriminale drejtohen nga burgu.

Në raport shkruhet se shqiptarët drejtojnë trafikun e kanabisit, që më pas shkëmbehet me heroinë në Turqi.  Në lidhje me trafikimin e drogës, sipas raportit ka një rritje të konsiderueshme të sasisë së kanabisit që është kapur nga Shqipëria gjatë vitit 2017.

Shqipëria është prodhuesi numër një i hashashit në Evropë. Disa nga sasitë e kanabisit të trafikuara përmes Greqisë përfunduan në Turqi dhe u shkëmbyen për dërgesat e heroinës. Në 2017 u konfirmua se kanabisi nga Shqipëria përdoret për të blerë heroinë nga Turqia

Raporti grek per trafikun e droges


Lajmi në gazetën greke ‘Kathimerini’

d.ba.
Komento

Komente

  • 2017: 15/04/2018 21:08

    Cjane keto shifra

    Përgjigju