Trafikuan 1. 5 ton kanabis dënohet me 1 shekull burg banda shqiptaro-greke
Dënohet me afro një shekull burg banda shqiptaro-greke, e cila një vit më parë u kap duke transportuar 1. 5 ton kanabis drejt Italisë. Mes 9 të dënuarve ishin 5 shqiptarë dhe 4 shtetas grekë.
Janë dënuar anëtarët e grupit që u kapën gjatë operacionit antidrogë zhvilluar në 7 prill të 2017 nga policia e tre shteteve, Itali, Greqi dhe Shqipëri për goditjen e një rrjeti trafiku kanabisi nga Shqipëria e Greqia drejt Italisë. Për këtë rast trafiku të një ngarkese 1449 kg kanabis, me vlerë afro 10 milionë euro, u arrestuan 9 persona mes tyre 5 shqiptarë dhe 4 shtetas grek.
Për 9 të arrestuarit, drejtësia greke ka dhënë sot vendimin e formës së prerë duke i dënuar me afro një shekull burg.
Sipas mediave greke, për dy shqiptarë, të cilësuar baronë të trafikut të drogës, por që nuk jepen emrat, dënohen me 23 dhe 24 vjet burgim dhe me gjobë respektivisht 100.000 euro dhe 250,000 euro. Për tre shqiptarë të tjerë që drejtonin skafet duke dërguar hashashin nga Shqipëria në Greqi u dënuan njëri me 14 vite burg dhe dy të tjerët me nga 13 vite burg.
Pjesë e organizatës ishin edhe një avokat i njohur në Pire, i cili u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vite burg si dhe një shumë prej 70,000 eurosh. Bashkë me ta u dënua me 13 vjet burg dhe një gjobë prej 60,000 euro edhe një biznesmen grek si dhe një tjetër shtetas grek, që merrej me trasnportin e drogës u dënua me 13 vite burg dhe 60 mijë euro gjobë. Për shkak të rrezikshmërisë së këtij grupi, operacioni u zhvillua me helikopterë dhe snajpera, por nga të arrestuarit nuk pati rezistencë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.6%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3076
Lajme të tjera
-
Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Santorini, 4 shqiptarë të arrestuar
21 Shkurt, 17:28
-
Itali/ Nuk u zgjua në mëngjes, 13-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në krevat nga e motra
13 Shkurt, 18:05
-
Itali/ Shqiptari i dënuar për dhunë në familje i jep fund jetës në qeli
12 Shkurt, 19:17
-
EMRAT/ Procesi ‘Sky ECC’ në Belgjikë, prokuroria kërkon 13 vite burg për dy shqiptarët! Si u kapën në laboratorin e drogës
5 Shkurt, 13:40
-
Itali/ Zbulohet laboratori i drogës në banesën e shqiptarit, i sekuestrojnë 18 kg heroinë! Në makinë gjejnë 16 mijë euro
4 Shkurt, 08:50
-
U ndoqën 'këmba-këmbës' nga policia italiane, arrestohen 2 shqiptarë! Mbanin në banesë 4 kg kokainë dhe 20 mijë euro cash
31 Janar, 12:35
-
Spanjë/ Me tre shqiptarë, spanjolli tenton t’i zhvasë 150 mijë euro gruas së shokut të vdekur! I grabiti banesën dhe e kërcënoi se do i vriste fëmijët
31 Janar, 12:21
-
VIDEO/ Drogë nga Amerika e Jugut në Itali, shkatërrohet banda shqiptaro rumune! Sekuestrohen 100 kg kanabis e 676 mijë euro cash
30 Janar, 13:06
-
GREQI/ Grabitën me armë një pikë lojërash fati, arrestohen dy shqiptarë
28 Janar, 09:48
-
Lumturia si objektiv politik dhe pse nuk kanë të ardhme ata që e minojnë
27 Janar, 17:18
-
Numri i ulët i lindjeve në Serbi, Vuçiç: Shqiptarët, kroatët dhe bullgarët janë më keq se ne
26 Janar, 15:05
-
FOTO/ Mbanin marijuanë dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi! Policia sekuestron mbi 9000 euro
25 Janar, 10:55