Tragjedi përpara ndeshjes Inter-Napoli, humb jetën tifozi, kërkohet dënim ekzemplar për zikaltërit (FOTO+VIDEO)

Tragjedi përpara ndeshjes Inter-Napoli, humb jetën tifozi, kërkohet dënim ekzemplar për zikaltërit (FOTO+VIDEO)

Foto nga përplasja mes tifozëve të Interit dhe Napolit

ITALI - Tragjedi në Itali përpara ndeshjes Inter-Napoli. Një grup ultrasish të napolitanëve u përpleshën me ata të Interit dhe në përpjekje për t'u larguar me një furgon të zi, kanë përplasur një tifoz 35-vjeçar të zikaltërve. Tifozët e Napolit dhe ata të Interit u përleshën me shkopinj dhe shufra metalike. Daniele Belardinelli, nga Varese, kishte mbërritur në Milano për të parë ndeshjen, kur në orën 19:30 të mbrëmjes së djeshme, rreth 1 orë përpara sfidës, u godit nga automjeti dhe pësoi plagë të rënda.

Daniele Belardinelli tifozi i vdekur

Ai humbi jetën rrugës për në spital teksa po transportohej nga disa tifozë të Interit. Mediat italiane raportojnë se drejtuesi i furgonit, një tifoz i Napolit mund të mos e ketë vënë re përplasjen e 35-vjeçarit për shkak të kaosit të shkaktuar pranë stadiumit "San Siro" të Milanos.

35-vjeçari ishte kampion i arteve marciale dhe atlet në 'Akademinë e Luftës' të Morazzone, me të cilin tre vjet më parë kishte fituar disa kompeticione në Kremones. Daniele Belardinelli ishte i njohur nga policia në Varese si eksponent i një grupi ekstrem dhe për pikëpamjet e tij fashiste. Ndërkohë, Prokuroria e Milanos kërkon dënimin e fushës së Interit me ndalimin e hyrjes së tifozëve deri në 31 mars 2019 si dhe mos lejimin e tifozëve interistë jashtë fushe deri në fund të kampionatit.  Belardinelli ishte gjithashtu i njohur me ultrasin neofashist, Landi Gjoni. Shqiptari nga Talja i Lezhës i cili jeton prej 20 vitesh në Varese të Italisë i dënuar më parë për drogë dhe prostitucion është pjestar i të njëjtit grup ‘’Blood& Honour”. Gjithashtu Gjoni ka tifogrupin e tij ‘’Árditi’’.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)