POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tragjedia e 11 shtatorit 2001 në faqet e një romani tronditës

Nga pr. dr. Mehdi Hyseni
Boston, SHBA

Me krijimtarinë e shkrimtarit dhe komentatorit të njohur sportiv të RTVSH-së, Skifter Këllici, jam njohur në fund të viteve ’60 me disa vellime me tregime dhe sidomos nga fundi i viteve 80-të me romanin “Atentat në Paris”, ndër romanet më të mira të letërsisë shqiptare me temë historike, i cili asoke arriti të depërtonte edhe në Kosovë e të pritej mirë. Arsyeja ishte sepse ky roman lartëson  aktin heroik të atdhetarit të njohur, Avni Rustemi, i cili   më 13 qershor të vitit 1920 me dy të shtëna vrau në mes të Parisit tradhtarin me damkë, Esat pashë Toptani , që gjoja në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë  ishte gati t’u bëte lëshime tokësore ambicjeve të fqinjëve dhe vecanërisht atyre serbë, që kishin pushtuar  Shkodrën dhe vise të tjera shqiptare. 

Dhe ja, pas kaq vitesh pata rastin të lexoj një vepër tjetër të këtij shkrimtari-romanin me temë shqiptaro-amerikane “Shtatori i gjëmës së madhe “, i pari i këtij lloji në letërsinë shqiptare, që këtë radhë i kushtohet një ngjarjeje tjetër historike, por bashkëkohore dhe me përmasa mbarëbotërore-tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001 në  kullat binjake të Nju Jorkut, ku, si rezultat i sulmeve terroriste të fondamentalistëve islamë  mbetën të vdekur rreth 3000 njerëz, nga të cilët tre bashkatdhetaët tanë, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj. 

Dhe duke u bazuar në motive të  jetes së këtyre bashkatdhetarëve autori, krahas personazheve të tjera amerikane, ose të ardhur nga vende të tjera të botës, frymëzohet dhe arrin të krijojë tre përsonazhe të reja, me një shtrirje gjeografike  dhe përgjithësim ideoartistik edhe më të madh. Këta janë Besim Vokshi nga Kosova, Rrok Cami nga trevat shqiptare të Malit të Zi dhe Mark Muzaka, arbëresh me prejardhje nga kjo familje e njohur feudale shqiptare, e lidhur ngushtë me Skënderbeun, që së bashku me qindra e qindra familje të tjera shqiptare u detyrua pas pushtimit turk të linte atdheun  dhe të vendosej në  krahina të Italisë së jugut. Dhe po t’u shtojmë këtyre edhe Sokol Kamën, ish-gazetar i RTVSH-së që ka emigruar në Amerikë pas vitit 1990, një personazh që na kujton vetë autorin e romanit  “Shtatori i gjëmës së madhe”, kuptohet se lajtmotivet  shqiptare me retrospektivat e personazheve na krijojnë idenë se brenda 188 faqeve të këtij romani që nuk janë shumë, lëvizin masive ngjarjesh të stuhishme historike që na shpien nga tragjedia e viseve shqiptare të Hotit, Grudës, Plavës dhe Gucisë, që pas Kongresit të Berlinit  vitit 1878 ranë nën sundimin malazez, për të ardhur më 1913, kur pas Traktatit të fshehtë të Londrës, Kosova  u gllabërua nga shovinistët serbë, pastaj  te drama e Shqipërië që ra së pari nën sundimin e Jugosllavisë së  Titos e pastaj të Rusisë së Stalinit dhe së fundi të vetë Enver Hoxhës…

Kopertina e librit për sulmet terroriste të 11 shtatorit

Përfundimi që nxjerrim pasi lexojmë pjesën e parë të romanit me titull “10 maj pasdite, rreth orës 15. 00”:këta përsonazhe nga bota shqiptare, si pasojë e këtyre fatkeqësive  që kanë goditur kombin tonë në shekuj, i bashkon mërgimi në Amerikë, me shpresë se një ditë do të kthehen përsëri në trojet amëtare. Kjo është njëra anë e medaljes që e bën këtë roman megjithëse ngjarjet zhvillohen në Amerikë, falë edhe retrospektivave, të ketë së pari temë shqiptare e pastaj amerikane. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, përderisa këta bashkatdhetarë të ardhur nga visë të ndryshme të Shqipërisë, jetojnë dhe punojnë në Amerikë, pra midis amerikanësh. 

Dhe është meritë e autorit që lidhja e shqiptarëve të mësipërm më amerikanë bëhet  nëpërmjet Stiv Fergusonit, një gazetari të CNN-së, të këtij  gjiganti televiziv me famë botërore. Ky gazetar, sic tregohet në faqet e romanit, është ngjitur në katin e 107-të të  të njerës prej kullave binjake për t’u njohur me  kosovarin Besim Vokshi, arbëreshin Mark Muzaka dhe për të përgatitur një dokumentar televiziv kushtuar këtyre shqiponjave  që me guxim të pashembullt, të futur në kosha, pastrojnë nga jashtë qelqet e kateve të larta të kullave binjake, në lartësi mbi 300 metra, kur këta kosha  në dimër a verë lëkunden  nga erërat si të ishin lëvozhga arre. Ndaj dhe dokumentari i   tij do të titullohet “Shqipe mbi kullat binjake. ”

I dashuruar pas  historisë së Shqipërisë dhe Kosovës, të dëgjuar nga goja e miqve të tij shqiptarë dhe leximeve, sidomos të Besimit, i cili në vitet ’60 , për t’u shpëtuar ndjekjeve të   UDB-së, është  arratisër nga vendlindja, në Shqipëri dhe atje përsëri i ndjekur nga Sigurimi shqiptar arratiset  në Greqi, për t’u vendosur  në Amerikë, Stivi që ka marrë me vete mbi kullë edhe të fejuaren, Zhaklinën, stjuartesë e një kompanie ajrore nga Bostoni, i fton ata  në dasmën që  tyre që do  të bëhet më 20 shtator të vitit të 2001. 

Në qoftë se në pjesën e parë të romanit kemi ekspozimin e ngjarjeve, pra të kësaj tragjedie dhe nyjen lidhese të ngjarjeve të tjera që do të pasojnë, në pjesën e dytë dhe të tretë të romanit kemi zhvillimi  e këtyre ngjërjeve, sepse tani shfaqen pesë terroristët- Muhamet Ata, arkitekt që ka mbaruar studimet në Egjipt, Satem al Sukami, student në fakultetin e drejtësië në Universitetin Mbretëror të Rabatit në Arabinë Saudite, dy vëllezërit Vail dhe Rashid al Shakri, i pari mësues dhe i dyti punëtor mëditës dhe së fundi Abdul al Omari, edhe ai nga Arabia Saudite argat. 

Përsonazhe të sajuar?Aspak. Janë përsonazhe të vërteta, pra pikërisht pesë terroristë   në njerin nga të dy  avionët e rrëmbyer me të cilët u goditën dy kullat binjake të Nju Jorkut. Natyrisht të trajtuar artistikisht, madje me shumë realizëm. Nuk janë personazhe bardhe e zi . Përkundrazi, kanë botën e tyre shpirtërore, kanë dilemat, sidomos vëllai i dytë, Vaili, kur mendon se  së bashku më vëllanë e parë, Rashidin, do të vdesin në këtë atentat, ose më mirë, sic u ka premtuar Bin Ladeni, edhe ai personazh në roman, pas këtij akti flijimi, do të shkojnë në parajsë, por, nga ana tjetër, do të lenë kërcure nënën burrëvdekur, që mezi i ka rritur. Ose argati Abdul që ka lënë  në fshat gruan e re me fëmijën dyvjecar, është stërvitur në kampet ushtarake të Afganistanit dhe tani po shkon në parajsë. ”Vërtet në parajsë?”- pyet ai vetveten? Dhe nuk beson, ndaj  në castin që Muhamet Ata, pasi terroristë kanë vrarë përdhunisht dy pilotët, drejton avionin nga kullat, i sulet, përleshet me të , por është vonë: tragjedia ka ndodhur. 

Dhe pikërisht faqet që përshkruajnë meditimet e terroristëve, urrejtjen e tyre të pajustifikueshme  si fondamentalistë, ndaj Amerikës, krishtërimit, të mbrujtur  që në periudhën e kryqzatatve kundër islamizmit, për clirimin e tokave të shenjta dhe Jeruzalemit, të pushtuara nga turqit dhe që jo rrallë përfunduan me krime ndaj popullsisë së pafajshme myslimane dhe cifute, pastaj urrejtja gjithashtu e pajustifikueshme ndaj  qytetërimit perendimor, që gjatë  meditimeve   në avion shërbejnë për t’i shpirtëruar dhe për t’i hovëzuar terroristët drejt veprimeve të tyre kriminale, gjoja në mbrojtje të Islamit, ankthi i pasagjerëve, midis të cilëve edhe i Zhaklinës që si stjuratesë  po kryen fluturimin e fundit nga Bostoni, për t’u martuar pastaj me Stivin në Nju Jork, më 20 shtator, pra pas disa ditësh, ky ankth i pasagjerëve  të mashtruar nga Muhamet Ata , i cili me mikrofon  i qetëson të tërë në avion, duke u premtuar se   po kthehen përsëri në Boston nga ku janë nisur… dyshimi i Zhaklinës që me celular njofton Stivin në zyrat e  CNN-së se po ndodh e kundërta, se avioni po i drejtohet njerës prej  kullave, përleshja e pasagjerëve më terroristët, janë nga faqet më emicionuese  të këtij romani që e mbajnë lëxuesin me frymën pezull. 

Dhe po t’u shtojmë këtyre episodeve skenat ngjethëse  në njerën nga kullat tashmë të goditura, ku po punojnë Besimi me Markun e shumë kate më poshtë shqiptari i tretë, Rrok Cemi, zbritjen e trandshme të qindra e qindra punonjësve nga shkallët kur ato shemben nga djegjet, për t’i djegur dhe shkrumbuar edhe ata vetë, plagosjen e Besimit, përpjekjet e Markut për ta shpëtuar, bisedën  e fundit telefonike të Besimit me të birin, amaneti i tij- që ai me të ëmën një ditë të kthehen pa tjetër në Kosovën e lirë, vdekjen e tij, pastaj fluturimin e Markut, fluturim i vdekjes, nga njëra prej dritareve të kullës, kur sheh se nuk ka rrugë shpëtimi, ashtu si vite më parë kur  i mitur kërcente nga shkëmbinjtë e lumit që ridhte  pranë fshatit  të tij arbëresh, vdekjen edhe të Rrok Camit, që, sidoqoftë arrin të dalë nga kulla që po shëmbet  me një fëmi të të vogël që për ta mbrojtur nga flakët, e ka mbuluar me setrën e tij dhe ua dorëzon zjarrfikësve dhe skena të tjera ngjethëse, të përshkruara me gjuhë të zgjedhur artistike që mund ta gjejmë vetëm në prozën e Koliqit, Paskos dhe Kadaresë, arrijmë në përfundimin se kemi lexuar kështu një roman shumë tronditës, shumë origjinal, me një kompozicion tepër të saktë harmonik, ku ngjarjet ndërsillen natyrshëm   brenda pak orësh, herë te kullat binjake, herë në aeroportin ndërkombëtar “Logan” te Bostonin, nga ku u nisën terroristët dhe  ku punon Sokoli , ish-gazetari i  I RTVSH-së-së, pra një shëmbëllimi vetë autorit të romanit, i cili bëhet kështu shqiptari  vetëm i këtij romani që shpëtëon nga kjo tragjedi. 

Ja sepse Stivi që ka transmtuar në CNN tërë kronikën e kësaj tragjedie, ku gjen vdekjen edhe Zhaklina, me të cilen do të martohej  pas disa ditësh, kur Sokoli, pasi e ngushëllon për humbjen e saj, e vlerëson për mjeshtrinë e treguar gjatë këtij transmetimi të drejtpërdrejtë për miliona teleshikues, Stivi  pra, gjen forca që t’i përgjigjet:

”S’është e vertetë, Sokol, …Ti mund të bësh shumë në tepër se c’bëra unë. Ti mund dhe duhet të shkruash një roman, sepse ti je vetë pjesë gjalluese e tërë këtyre ngjarjeve  që i përjetove dhe që  po i përjeton…Dhe kujto, i dashur, se ashtu si grekët dredhisht pushtuan Trojën me kalin e drunjtë, ashtu edhe terroristët islamikë me dredhi rrëmbyen avionët dhe me ta goditën kullat. Por nëse ato ranë duke varrosur në rrënojat e tyre sa e sa viktima, me Amerikën kjo nuk do të ndodhë kurrë. Kjo tokë e bekuar nga perendia do të mbetet prore tokë e premtuar për tërë ata që kërkojnë të gjejnë  me këmbëngulje dhe vullnet , mbaresi, lumturi. Ja përse ne amerikanë kemi të drejtë ta ndejmë verten krenarë, edhe pse ajo ka rënë në mort, në atë mort për të cilin ti do të shkruash”

Jam i mendimit që ky roman me temë shqiptaro-amerikanë, një ndër prozat më të fuqishme të krijuara  në Shqipëri gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit, meqë ka në qendër  një personazh kosovar që mbart edhe prolemet e Kosovës deri në ditët tona, të botohet edhe nga ndonjë shtëpi botuese në Prishtinë. 

l.q.
Komento