Tragjedia e çiftit të ri në Australi, i vdiq i dashuri futbollist në aksident, vajza i jep fund jetës disa orë më vonë

 Tragjedia e çiftit të ri në Australi, i vdiq i dashuri futbollist në aksident, vajza i jep fund jetës disa orë më vonë

Alice Robinson dhe i dashuri i saj, britanik Jason Francis

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Australi ku një çift të rinjsh britanik janë ndarë nga jeta në mënyrë tragjike. Sipas mediave mësohet se një grua britanike është gjetur e vdekur, një ditë pasi i dashuri i saj u vra në një aksident rrugor.

Mësohet se Alice Robinson i ka dhënë fund jetës së saj, pasi i dashuri i saj 29 vjeçar Jason Francis, u godit pak metra larg shtëpisë së tij  nga një makinë e drejtuar nga një punonjës i shpërndarjes së picave, të shtunën rreth orës 20:00. 

Ajo kishte pritur që ai të kthehej nga një mbrëmje  me shokë kur i riu 29-vjeçar u përplas nga një Volksëagen Jetta drejtuar nga një 18-vjeçar, duke humbur jetën. Ajo dëgjoi sirenat e ambulancës dhe më pas mësoi edhe për vdekjen e të dashurit të saj ku e dëshpëruar i ka dhën fund jetës.

Ndërkohë, mësohet se  një faqe online kanë vënë në dispozicion një numer llogarie për të ndihmuar familjen e çiftit britanik, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike pak ditë para Krishtlindjes.

Çifti i ri kishte qenë së bashku prej gati tetë vite dhe një vit më parë ishin zhvendosur për të jetuar nga Shropshire, në Angli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'La Reppublica' korrigjon veten dhe lajmin e rremë për Ramën

'La Reppublica' korrigjon veten dhe lajmin e rremë për Ramën