POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tragjedia në Genova, flet shoferi i kamionit që u ndal në cepin e urës së shembur (FOTO)

Foto nga ngjarja

Me fat shoferi i kamionit F.L., i cili ja doli që në momentin e duhur të ndalte automjetin e vet në urën e shembur në Gjenova . Kështu ai ia doli të mos binte nga lartësia prej 45 metrash.

Mirëpo, ai sot ka treguar dhe ka përshkruar se si e ka parë zhdukjen e autostradës para vetes.

Shoferi 37- vjeçar po kthehej sipër urës Morandi të gjatë 650 metra pasi kishte bërë shpërndarjen e furnizimeve kur e pa me sy shembjen, përcjellin mediat e huaja.

E pashë rrugën tek shembej, me të gjithë automobilat mbi të që i kisha para vetes”, u tha ai shpëtimtarëve pas shembjes së tmerrshme të urës në të cilën vdiqën 40 veta.

Megjithatë, kamioni i tij i gjelbër zuri mediet botërore, Ai edhe sot vërehet në viadukt , i lënë në vendin ku ai e kishte ndaluar duke frenuar. Pas ndalimit shoferi kishte kërcyer nga kabina e vet dhe ishte strehuar në vend të sigurt.

Shoferi edhe më tej është në gjendje shoku, por nuk është i lënduar”, ka thënë Giovani D’Alessandro, drejtor i supermarketit nga i cili ai merte mallra.

a.de.
Komento