POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tragjedia në Genova, teknikët e dinin për problemet e urës që në 2015

Ura Morandi

Ndaj teknikëve dhe menaxherëve që kishin nën përgjegjësi urën Morandi në Genova të Italisë janë ngritur të tjera akuza. Sipas mediave lokale bëhet e ditur se problemet rreth urës ishin të ditura prej vitesh.

Mirëpo në vitin 2015 bëhet e ditur sipas një raporti se menaxherët kishin propozuar një ndërhyrje, ndonëse ishte tepër vonë edhe në atë kohë. Sipas dokumenteve, ndërhyrja në urën Morandi duhet të kishte qenë e rëndësishme, për të zgjatur jetën e infrastrukturës deri në vitin 2038, viti në të cilin koncesioni duhej t’i mbaronte.

Veçse te ura Morandi, ndërhyrja e vetme strukturore e madhe kishte ndodhur 22 vjet më parë. Kontrollet tremujore dhe vjetore të zhvilluara në mënyrë pak më të hollësishme, të bëra nga kompania Spea nuk kishin raportuar probleme urgjente, por vetëm një degradim i pajtueshëm me moshën e urës.

Ngjarja e rëndë u regjistruar rreth një muaj më parë, ku mbetën të vrarë 43 viktima dhe u plagosën qindra të tjerë.

a.de.
Komento