Tragjedia në Gjenova, Meta: Jemi pranë popullit mik italian! Basha: Jam i tronditur!

Tragjedia në Gjenova, Meta: Jemi pranë popullit mik italian! Basha: Jam i tronditur!

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij Sergio Mattarella për tragjedinë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb ura e autostradës. Në një njoftim dërguar mediave, Presidenti Meta thotë se populli shqiptar ndodhet pranë popullit italian në këto momente të vështirë.

“I dashur President Mattarella, jam shumë i trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e ngjarjes tragjike në qytetin e Genovas. Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi. Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe“, thuhet në letrën e Presidentit Meta. 

Për ngjarjen ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave ndërsa shton se ai dhe qytetarët shqiptarë janë në solidaritet të plotë me qeverinë italiane.

Postimi i Bashës:

I tronditur percolla lajmin e aksidentit te tmerrshem ne Genova. Ne keto momente te veshtira per Italine mike dhe popullin mik italian, shpreh ngushellimet per viktimat e familjet e tyre, dhe solidaritet te plote me qeverine. 

Nga shembja e urës në Xhenova kanë humbur jetën 35 persona, ndërsa 10 të tjerë u plagosën. Katër janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e urës. Ende nuk ka raportime zyrtare për shqiptarë të prekur nga kjo ngjarje dramatike. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • draiver: 17/08/2018 15:52

    pran popullit shqiptar do ini ndo nje here / politikan burracak te lodhur dhe pa bese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit