Tragjedia në Genova, shqiptari tregon çastet e tmerrit: Mu duk si tërmet, shpëtova 3 njerëz nga rrënojat

Itali- Dy ditë pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku u rrëzua ura Morandi, të tjera detaje zbulohen për çastet e tmerrit.

Nga shembja e urës Morandi 122 metra të gjatë, 70 metra të lartë humbën jetën 39 persona, mes tyre 2 shqiptarë.

Dy shqiptarë që jetojnë në Itali, dëshmitarë të ngjarjes kanë folur për Report Tv dhe kanë treguar si e kanë përjetuar momentin kur ura u rrëzua. Bledar Miha, nga Dibra, që jeton prej vitesh në Genova, ka thënë se ka shpëtuar 3 persona.

20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, Miha ka shkuar në vendngjarje dhe ka ndihmuar personat që ndodheshin nën rrënoja.

Kur mbërrita gjendja ishte e keqe. Mbi 3 kamiona ishin rrëzuar dhe njerëzit ishin brenda. Nga 9 vetë që ishin , 6 ishin të vdekur, 3 mezi po dilnin. Shpëtova 3 vetë, ishin në gjendje të keqe, në kushte shumë të rënda shëndetësore. Viktimat kishin shumë dëmtime në kokë e trup.

Bledar Miha nga Dibra, shqiptari që shpëtoi 3 persona në Genova

Një tjetër shqiptar nga Dibra, i cili banonte shumë pranë urës, në një nga pallatet aty pranë, Rei ka thënë se zhurma ishte e ngjashme me atë të një tërmeti.  

Isha në shtëpi, dëgjova një zhurmë, mendova se ishte tërmet. Dola dhe pashë fragmentin kur u shkëput ura, nuk mbaj mend gjë tjetër. Dola me shpejtësi nga shtëpia, u vrava në kokë kur po zbrisja. Janë momente që s’përshkruhen. Pallati im është tek këmba e urës, imagjinojeni zhurmën.

Rei, shqiptari që jetonte pranë urës në Genova

Pas shembjes së urës në Genova, autoritetet italiane vazhdojnë kërkimet për të gjetur trupat e viktimave.  Deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat 630 persona, 9 prej të cilëve janë të plagosur rëndë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut