Tragjike për familjen shqiptare, 12-vjeçari shtypet për vdekje 5 ditë pasi shkoi në SHBA

Një familje shqiptare është përballur me një tragjedi, vetëm pesë ditë pasi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 12-vjeçari shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në New Jersey, ku viktimë ka mbetur i mituri Elios Xhemollari. Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë, kur është përplasur për vdekje në një rrugicë.


(Vogëlushi shqiptar që mbeti viktimë)

12-vjeçari, i cili sapo kishte shkuar në SHBA, kishte nisur regjistrimet për të vazhduar shkollën, në qytetin ku ishte vendosur familja e tij. Mjeti që i mori jetën të miturit drejtohej nga një 43-vjeçar amerikan, i cili po merrte një kthesëkur ka përplasur 12-vjeçarin mbi biçikletë.

Përplasja ishte e fuqishme dhe rezultoi fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Nga ana e saj, policia ka nis hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olta: 26/04/2018 18:18

    Sa gjynah, zemra vogel. Zoti u dhente force prinderve per te perballuar kete dhimje te madhe!

    Përgjigju
  • Emigrant: 26/04/2018 09:18

    Engjell i vogel paska qen e shkruar qe shpirti yt te prehej kaq shpejt ne Amerike. Zoti ta befte dheu e lehte dhe te embel! Dhimbje per kete tragjedi. Ngushellime prinderve dhe familjarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët