Tragji-komedia e protestës

Tragji-komedia e protestës

Foto nga protesta e studentëve përpara Kryeministrisë

Dëgjoj studentë që thonë: “ne përfaqësojmë vehten tonë” në vend që të thonë përfaqësojmë kauzën për një arsim të lartë cilësor. Dëgjoj studentë që thonë: ”duam kerkesat e plotesuara” por nuk kanë kuptuar akoma që qëndrueshmëria në kohë e zgjidhjeve vjen nga procesi dhe jo thjesht nga mbërritja në një rezultat të caktuar.

Dëgjoj studente që janë dakord të ulen në debat me rektorë edhe dekanë që kanë marrë peng universitetet për 20 vjet edhe i kanë kthyer në hambarin e tyre, por nuk janë dakord të ulen me qeverinë.

Dëgjoj studentë të Ekonomikut që thonë: ”duam tarifa me te ulta” por nuk tregojnë e as lodhen të arsyetojnë sesi një ekonomi e varfër si e jona mund të përballojë arsimin cilësor edhe masiv njëkohësisht. Dëgjoj studentë që flasin për ekselencë, por janë larg të qenit mesatar në edukatë jo më në formim. Edhe çudia më e madhe eshte qe risia te ciles u dashka t'i gezohemi qenka qe ata nuk kane asnje organizator. Sa me shume kohe kalon aq me shume me trishton kjo proteste!

E vetmja gjë që tregoi kjo protestë është se rinia jone eshte e paster e pa paragjykime padyshim, por fatekeqsisht vetëm kaq. Sa pak mendim, sa pak ide, sa pak përgatitje, sa pak reflektim! Dreqi e mori! Rinia nuk i paska shpëtuar kurthit të pragmatizmit që kaploi e mbyti, e rrënoi brezin tim. Tarifat, konvikti...bukën e përditshme falna sot.

Dreqi e morri! Sa pak zgjidhje sa shume propagande edhe nga te rinjtë. Nëse të gjithë jeni duke menduar njesoj asnje nga ju nuk eshte duke menduar gjate. Njëlloj si në politikë. E keni vene re qe edhe ju keni te njejtin diskurs si politikanet, te cilet perserisin fjalet e shefit nje per nje?

Kam pare shume protesta edhe ate te 97, e cila u morr peng nga politika edhe te fortet e qyteteve. Populli nuk fitoi asgjë. As paratë për të cilat u ngrit. 20 vjet me vone e njejta tollovitje. Tallavaja e protestave tona vazhdon, sepse kjo shoqeri, fatkeqesisht edhe te rinjte nuk kane kuptuar qe te kesh te drejte nuk mjafton. DUHEN ZGJIDHJE, të cilat mund e duhet të imponohen me protestë.

Nuk duam të politizojmë protesten ” – thonë studentët! Por kush ju pyet ?

Protesta ja arriti qëllimit. Opozita u kthye në Parlament për ju studente!. Nuk i dogji mandatet për ju! Ja politizimi i parë. Duhet rrëzuar Rama thonë ca ”intelektualë pa parti”. Njësoj rrëzuam Berishën në '97 por kjo nuk na pengoi ta sillnim serish pas 8 vjetesh ne pushtet ne 2005. Por leket edhe sot e kesaj dite nuk jane kthyer jane harruar. Ja politizimi i dytë.

Po krijohet partia politike e studentëve! Ja politizimi i tretë.

Për mos të folur per perdorimin personal e vetjak qe eshte edhe me i dhimshem se perdorimi politik qe po i behet protestes tuaj. E keni parë sesi ca te tjere dalin nëpër FB e televizione si heronj qe po ju mbeshtesin, kane lënë çdo gje per te qene ne proteste edhe ne televizione sigurisht, apo jane shume te shqetesuar se jane sulmuar personalisht sepse kane qene me ju?

Rinia e vendit tim qenka si mos më keq! Pa drejtim, pa mendim, pa ide, pa zgjidhje, revolucionare pa kauzë, secili në hesap të vet. Rroftë opozita që u kthye në Parlament. Opozita që duke u perpjekur per studentet mezi rregulloi diçka per vehte. Do të marrë rrogën e detyruar nga hallet tuaja!

Poshte mazhoranca e cila duam apo s’duam edhe po e rrëzuam do vij sërish në pushtet. Me keto mend Rini, një ditë do shkosh në shtëpi edhe ti! Do hash përsheshin e përditshëm ose do merresh me parti!/ Facebook/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Euro Maloku: 19/12/2018 18:10

    Si u bene keshtu ky milet! Edhe jetojne ne nje vend me det,me male ...me diell!? Studente qe nuk e hapin gojen, sepse edhe kur e hapin flasin brockulla. Edhe per tu hequr bajamet e semura duhet ti operosh nga bytha...!

    Përgjigju
  • beni: 19/12/2018 13:17

    E pse jo, te jesh kunder kesaj proteste?!! Dita e 15-te sot qe studentet jane larguar nga dyert e dijes. Kjo lloj "dije" studenteve nuk u duhet, mua sme eshte dashur, as ty! Dija qe percon pedagogu tek studentet, e manget,e pa ilustruar, pa praktitk, pa laborator teknik. E thote pedagogu dhe ti e mban shenim, kaq! Per te marre kete "dije", duhet te fleç si lyps, te laheç si qen, te piç ilace qe gripi qe te ka zene e ste shkulet, te te mbaje ne kemb ne leksion e seminar. E MORRI DREQI!! PO PSE TE MOS JENE KETO TARIFA SI NE 2002-shin? E MORRI DREQI!! PO PSE SKA PASUR ASNJE QEVERI VIZION SE SA STUDENTE DO KETE NE 2018-en, PER TE INVESTUAR NE GODINA PER KONVIKT DHE DIJE? E MORRI DREQI!! PO PSE UNE STUDENT I EKSELENCES TE MOS PERFSHIHEM NE PROJEKTE QE NDAJNE PDEGAGOGET MES TYRE? E MORRI DREQI!! PO KJO EKSELENCA IME KRAHASUAR ME EKSELENTET E EVROPES SA E VARFER ESHTE NE DIJE DHE FORMIM? E MORRI DREQI!! PSE NUK I BEN KETO TAKIME NE UNIVERSITETE MINISTRJA DHE JO K/MINISTRI. E MORRI DREQI!! AKOMA PA KART STUDENTI!!! E MORRI DREQI!! JA DHE NESE SKA PROTEST, SKA KUNDERSHTIM PER TARIFA, MAZHORANCA ESHTE ME E MIRA, PRAP RROGA MINIMALE KUR TE DAL NE PUNE ME DIPLOME E MASTER 30000 APO 40000 TE JETE?!! E MORRI DREQI!! PSE DUA SDUA UNE KJO E MAJTE PRAP NE PUSHTET???(APO E DJATHTE) PERSE DUHET TA PRANOJ KETE ARGUMENT I DOREZUAR E TA MARRE SI AKSIOME PREJ TEJE? E MORRI DREQI!! KA KOHE...KJO PUNE. DO PROTESTOJ, I DUA DHE TE PLOTESUARA, SEPSE KESHTU KA BERE CDO QEVERI PER CDO LIGJ E VKM; NUK KA DIALOGUAR, NUK KA SHTRUAR ZGJIDHJE, NUK KA DHENE PROVA SE FUNKSIONON NE AFATGJATE. E MORRI DREQI!! MESATARJA 5.8!! E MORRI DREQI!! KAM IDE, KAM ZGJIDHJE, KAM DHE KAUZ. PSE BEN SIKUR TI SKE? E MORRI DREQI!! PO PUNOJ TE MBAJ VETEN DHE PRINDERIT, SEPSE PENISONI NUK MJAFTON!!! E MORRI DREQI!! PER 8 KERKESA U DASHKA DEBAT, NEGOCJATA E MARREVESHJE! PO PER KETE SISTEM QE NUK FUNKSIONON ASGJE, C'FARE SUGJERON TI QE DI ME SHUME SE UNE(SEPSE UNE SKAM FORMIM, IDE, MENDIM)???

    Përgjigju
  • Bumerang: 19/12/2018 08:02

    ..protagonizem..primitiv,po kshu eshte kur ne krye jane Militantet_lepires,tifozat-bullist..te PD+LSi

    Përgjigju
  • ppa: 19/12/2018 02:37

    Bravo...thjeshte dhe sakte!

    Përgjigju
  • 8968: 19/12/2018 02:35

    TE rinjte QE KANE mbetur ketu JANE niper e mbesa KOMUNISTESH gjyqtaresh VRASES , vjedhes te shpreses pushtues te pyjeve dhe hapsirave tona,bojaxhinj te gardheve dhe mureve DUKE na shembellyer me Sirine e AL basharit,.. Brezi I guximtareve te shpreses moren rruget e kurbetit dhe JANE kthyer NE FSHESAXHINJ e shitesa me shpresen e vetme per te " SHKALLUAR,falmeni,shkolluar femijte ).Dhe Albanistani PO strehon muxhahedinet NE vend te Mjekoje te pashpreset , tu ofroje pune bixhozxhinjeve QE flene NE krevat me BABANE dhe hane buke nga pensionet 113 mije lekeshe te prinderve.FATKEQESI ME TE MADHE PERNJE KOMB NUK KA .PRESIDENTI HAJDUT I THESARIT TE SHTETIT , KRYEMINISTER SI RAMA QE KA PUNESUAR 2000 KOMENTATORE DHE MIJERA SPIUNA .MIJERA FSHIRES TE KOMENTEVE OPOZITARE PA LOGJIKE DUKE I BERE TE SEMURET TE VETVRITEN..NE CDO qytet 200 komentues te gazetave bythq..., te televizioneve QE mbajne te ngujuar NJEREZIT si do shaje kryeministri , CFARE komedie do luaje Dhe sa sarkastik do jete me opoziten .Nuk ndihesh se jeton Ne vendin tend PO je komplet emigrant...Se vetem me trup JE ketu PO me mendje?? Ne AMERICE ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen