Trajneri i Kukësit irritohet pas barazimit me ekipin maltez: Kush ka thënë që jemi favoritë

Trajneri i Kukësit irritohet pas barazimit me ekipin maltez: Kush ka thënë që jemi favoritë

Petër Pakult

Në turin e parë kualifikues të Champions League, Kukësi barazoi pa gola në ndeshjen e parë ndaj skuadrës së Vallettës. Pas mbarimit të ndeshjes në një intervistë për mediat trajneri i Kukësit Petër Pakult u shpreh shumë i nervozuar pas barazimit me Valetan.

Pjesë nga intervista për mediat:

Rezultat i papritur përballë Valetës?

Pse e quani të papritur? Kush e ka thënë që ne jemi favoritë.

Kishit menduar që mund të eliminoheshit që në raundin e parë?

Nuk e kuptoj kritikën që më bëni, unë nuk kam folur kurrë për favoritë. Ndoshta ky është mendimi juaj që po e thoni këtë gjë. Unë kam kohë të gjatë që jam në futboll. Kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur. Por, ne kemi edhe ndeshjen e dytë.

Me një rezultat 0-0, jeni të kënaqur?

Jam i kënaqur që nuk pësuam gol, por na dhemb që nuk shënuam.

5 lojtarë të rinj, çfarë përgjigje morët?

Mund të na bëni një pyetje tjetër, kritikat për lojtarët nuk mund t’i jap tani. E rëndësishme është koha, tani është vetëm fillimi. Është si puna e farës, ajo do kohën e vet që të rritet. Është ende herët për të folur. Pamë që kishim përballë një skuadër që ka kohë që luan me njëra tjetrën. Ne po formohemi, po njohim njëri-tjetrin.

A do keni kohë mjaftueshëm në ndeshjen e radhës, për të shënuar një gol?

Sot patëm shanset tona, me kundërsulme. Padyshim që duhet të bëjmë golin, që për fat të keq nuk erdhi sot. Jam i bindur që në ndeshjen e kthimit do japim maksimumin, dhe do marim një rezultat pozitiv. Edhe presioni është për Valetan tani, pasi një gol i pësuar në fushën e tyre, do i çakordojë nga loja. Duhet të ndryshojmë disa gjëra.

Merkato e mbyllur?

Në këtë moment nuk mund të jap një përgjigje, fokusi është për ndeshjen e kthimit tani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës