Trafikonin emigrantë me gomone nga Franca në Angli, dënohen dy shqiptarët (FOTO+EMRAT)

Trafikonin emigrantë me gomone nga Franca në Angli, dënohen dy shqiptarët (FOTO+EMRAT)

Dy shqiptarët e dënuar në Angli për trafik emigrantësh

ANGLI - Dënohen me nga 8 vite burg dy shqiptarët e arrestuar për trafik emigrantësh me gomone nga Franca në Britaninë e Madhe. Feim Vata dhe Xhemal Baco, u dënuan nga Gjykata e Canterbury- me 16 vite burg në total. Ata u gjetën fajtor për akuzën e trafikut të emigrantëve përmes kanalit të La Manshit me destinacion tokën angleze.

Vata dhe Baco ndërmorën 3 udhëtime me gomone. Rolin e drejtuesit të gomones e kryente Xhemal Baco, ndërsa Feim Vata, pas mbërritjes së gomones në brigjet angleze, kryente transportimin e emigrantëve me furgon. 

Feim Vata dhe Xhemal Baco, dy shqiptarët e dënuar në Angli për trafik emigrantësh me gomone

Dy shqiptarët ranë në prangat e policisë më 20 tetor 2018. Ata kishin ndërmarrë edhe tre udhëtime te tjera me gomone. Xhemal Baco kishte transportuar nga Franca 6 emigrantë shqiptarë, të cilët zbarkuan në plazhet e zonës Deal në Kent. 

Policia britanike e cilësoi udhëtimin me gomone si mjaft të rrezikshëm për shkak të dallgëve të detit, duke shtuar se vetëm fati i ka shpëtuar emigrantët nga mbytja në një zonë ku edhe dhënia e ndihmës së parë është mjaft e vështirë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao