Transportonte me furgon kanabis 300 mijë €/Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Transportonte me furgon kanabis 300 mijë €/Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Policia italiane dhe thasët me kanabis që iu sekuestruan shqiptarit

Policia italiane ka vënë në pranga një 29-vjeçar nga Shqipëria, pasi në furgonin që drejtonte, gjatë një kontrolli, iu gjetën rreth 50 kg kanabis, me vlerë tregu 300 mijë euro. Sipas mediave italiane, i arrestuari është Ervis Ismailaj, i cili është prangosur në Catania. Ai kishte marrë automjetin frigoriferik me qira dhe dyshohet se e përdorte për shpërndarjen e drogës.  
 
Shqiptari dyshohet të jetë korrieri që ishte ngarkuar me detyrë të bënte transportin e drogës destinuar për tregun vendas.

Policia ishte sinjalizuar për transportin dhe u vu në ndjekje të automjetit. Pas ndalimit nga policia, ajo që e fundosi shqiptarin ishte reagimi tejet i nervozuar kur pa agjentët që t’i afrohej për kontroll. Brenda furgonit u gjet malli i fshehur.

Nëse droga do hidhej në treg, vlera e saj do kapte shifrën e 300 mijë euro.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 25/06/2018 02:03

    Ore ca thon keta 300 mi eur vler sébum ben m shum se 100 mi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve