Trashëgimtarët, 1700 ish-të përndjekurit që kanë gati këstin e tretë

Trashëgimtarët, 1700 ish-të përndjekurit që kanë gati këstin e tretë

Foto ilustruese

Nis dëmshpërblimi për trashgimtarët që presin të marrin këstin e dytë. Ministria e Financave ka publikuar listën me 1700 trashgimtarë të cilët duhet të aktivizojnë numrin e llogarisë bankare si dhe të dorëzojnë fotokopjen e kartës së identitetit. Me dorëzimin e këtyre dokumentave do të bëhet pagesa e këstit të tretë.

Dokumentat dhe radha
-Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar.
-Autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike.
-Numrat e llogarisë bankare në Lek

-Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. 
-Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet.
-Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të rregjimit komunist”, i ndryshuar, nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të 
Për shpërndarjen e kësteve të tjera, pagesa e këstit vijues, do të kryhet mbi bazë të
dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka: 
a. Kontestim, nga rrethi i familjarëve ose të trashëgimtarëve.
b. Ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë.
c. Revokim të prokurës së posaçme.

( Kliko këtu ) për listën e plotë me 1700 emrat që kanë gati këstin

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit