Për një debat real për “Lojrat e Fatit”

Për një debat real për “Lojrat e Fatit”

Foto ilustruese

Presidenti është përfshirë në një debat ose të keqkuptuar, ose të sponsorizuar me shumicën lidhur me një ndryshim në ligjin për të ardhurat tatimore që vijnë prej lojrave të fatit.

Presidenti ka kthyer ligjin në Kuvend, pasi sipas tij ndryshimi ul të ardhurat nga Lojrat e Fatit, ndërkohë që në të vërtet ligji rrit të ardhurat nga Lojrat e Fatit, pasi është bërë për të unifikuar nivelin e tatimit të Lojrave të Fatit,  që sipas ligjit të vitit 2015, është 15 për qind dhe mbetet aq, me atë të Llotarisë Kombëtare  që deri më sot e ka pasur 10 për qind dhe i bëhet 15 për qind.

Spekulimi ose keqkuptimi i arsyetimit të Presidentit, niset nga interpretimi që ai i bën tatimit mbi fitimin, bazuar mbi xhiron ose fitimin bruto. Presidenti mendon se tani tatimi mbi fitimin duhet të jetë mbi “xhiron totale”, dhe jo mbi “fitimin bruto”. Fitimi bruto llogaritet duke zbritur shumën e fituar nga lojtarët, nga shuma totale e luajtur prej tyre.

Në fakt tatimi mbi fitimin është pikërisht tatimi mbi fitimin dhe fitim quhet diferenca mes asaj që luajnë lojtarët dhe asaj që ata fitojnë. Ndonjëherë është shumë i madh në favor të kazinove ndonjëherë më i vogël, por ai është fitim, pasi ai biznes mbi atë mekanizëm fati ndërtohet.

Ligji ekzistues i Lojrave të Fatit në nenin 52 të tij në pikën 2, e përcakton qartë që gjithë lojrat e fatit tatohen 15 për qind. Deri tani Llotaria Kombëtare e trajtuar me ligj të veçantë tatohej 10 për qind dhe asaj po i rritet në 15 për qind.

Kaq është e gjithë historia. Nuk ka ulje të tatimeve mbi Lojrat e Fatit, por ka unifikim të tyre.

Ulje të tatimit ka pasur në vitin 2015. Në kohën e qeverisë “Berisha” bastet sportive tatoheshin 25 për qind, por ndërkohë që miratohej ligji më 2015, një nisëm e ndërmarrë kryesisht nga LSI në krye të së cilës qëndonte Presidenti aktual, ndikuan që basteve sportive t’u ulej tatimi në 15 për qind, për shkak të lobimit të një kompanie të madhe bastesh sportive pranë tyre.

Prej atëhere nuk ka më ndryshim ligji. Ajo ka qenë ulja e fundit e tatimeve që është bërë për to. Ky është një rregullim kozmetik për të unifikuar tatimet, duke ja rritur rritur nivelin e  tatimit “Llotarisë Kombëtare”.

Nga ana tjetër, siç e kanë theksuar në këtë debat jo vetëm aktorë të shumicës si deputeti Erion Braçe, por dhe ish Ministri i Drejtësisë Manjani, Presidenti nuk ka tagër të kthejë ligje duke bërë arsyetime fiskale, edhe pse në këtë rast ato janë të keqkuptuara si të ulura, pasi në fakt janë të ngritura. Presidenti është garant i Kushtetutës dhe Ligji barazon palët në treg dhe bazohet pikërisht tek parimi kushtetues i barazisë para ligjit, i të gjithëve.

Por ajo që ka alarmante Shqipëria, është situata e papërgjegjshme me legjislacionin për Lojrat e Fatit. Ligji i vitit 2015 zgjidh në mënyrë të drejtë transparente dhe të unifikuar tatimin e Lojrave të Fatit, por krijon një konfuzion të plotë mbi të ardhmen e tyre. Sipas ligjit afati i zbatimit të të cilit u shty dy vjet, Lojrat e Fatit do mbeten vetëm në hotele me pesë yje, ndërkohë që ne akoma nuk kemi asnjë hotel me pesë yje. Më 31 dhjetor ky ligj hyn në fuqi dhe mbyll “de facto” Lojrat e Fatit, ose shpërndan ato në hotele, të cilat ne do të bëjmë sikur do t’i quajme me pesë yje.

Urgjente është që Parlamenti, PD dhe PS, të ulen për një rregullim konsesual të ligjit, jo duke pasur parasysh fate kompanish, por rregullimin përfundimtar të tyre, përshtatjen me perspektivën e turizmit dhe mbetjen e lekëve në tregun shqiptar.

Për këtë duhet debat real. Ky i sotmi është ose keqkuptim i Presidentit, apo këshilltarëve të tij, ose ndonjë lobim që përdoret për propogandë politike. E vërteta e hidhur e Lojrave të Fatit, është se ato nuk janë as në mëshirë të fatit, as në mëshirë të qeverisë, por në dorë të atyre që diktojnë shpesh herë fatin e qeverisë./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 02/08/2018 15:34

    Ik o Mero Mavria ik. Te kane dhene ndonje kocke qe po flet per lojrat e fatkeqesive te shqiptareve? Te zhdukrn ne hotele me nje yll po deshen por te jene larg zonave te banuata se i rropen njerezit. Afati dy vjecar i shtyrjes se hyrjes ne fuqi te ligjit ishte kriminal. Te shohim nese zbatohet tani ne nje vend ku ligjin e ben Maliqi.

    Përgjigju
  • Ermiri: 31/07/2018 20:21

    Teresisht e vertete! Asgje me teper.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani