Tre italianë në podium në etapën e 4-t të Turit Çiklistik të Shqipërisë

Tre italianë në podium në etapën e 4-t të Turit Çiklistik të Shqipërisë

Çiklistët italianë të ngjitur në podium

Ka përfunduar me fitoren e çiklistëve italianë etapa e katërt e Turit të 75-të Çiklistik të Shqipërisë, me itinerar Vlorë-Sarandë, ku u përshkuan 123 km. Nikola Gafurini, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës të ekipit Sangemini, Paolo Totò, dhe nga Nichola Rabottini i skuadrës Meridiana kanë zënë tre vendet e para.

Ashtu si në dy etapat e para, që ishin dominuar nga çiklistët italianë, edhe në etapën e katërt, kanë dominuar çiklistët nga Italia. Etapën e tretë e fitoi Xhuliano Kamberaj, që garon me ekipin kombëtar të Shqipërisë.

Mbetet edhe një etapë, që do të jetë ajo me itinerar Sarandë-Fier, 162 km. Kujtojmë që marrin pjesë 13 ekipe nga Europa, por çiklistët italianë janë pretendentë dhe me shumë gjasa do ta fitojnë ata Turin Çiklistik të Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular