POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tre modele të veturave gjermane me naftë ndalohen në Zvicër (FOTO)

Porsche Macan me motorë dizel

Për shkak të niveleve të tepërta të shkarkimeve të gazrave të dëmshme, autoritetet zvicerane nuk do të lejojnë regjistrimin e modeleve të caktuara të naftës të Mercedes dhe Porsche.

Bëhet e ditur se ndalimi përfshin modelet Mercedes Vito, Porsche SUV Cayenne dhe Macan me motorë dizel.

Mirëpo, sipas Agjencisë Zvicerane të Rrugëve - Astra, këto automjete ndotin mjedisin më shumë sesa që prodhuesit kanë deklaruar zyrtarisht në dokumentacion.

Këtë të premte me datë 17 gusht ndalimi hyri në fuqi, dhe vlen për Mercedes Vito me një motor diesel 1.6 litërsh, Porsche Macan 3.0-litra V6 naftë dhe Cayenne 4.2-litërsh V8 diesel.

Në të ardhmen të tre këto modele nuk do të jetë në gjendje të regjistrohen në Zvicër.

a.de.
Komento