Tregu i elektronikës në Shqipëri shënon 25 vjetorin, ulje drastike!

Tregu i elektronikës në Shqipëri shënon 25 vjetorin, ulje drastike!

Neptun

Konceptin i tregtimit të organizuar në rrjete dyqanesh të pajisjeve elektroshtëpiake dhe atyre elektronike e solli për herë të parë në Shqipëri shoqëria Neptun Albania.

Kjo kompani e ka filluar aktivitetin e saj që në vitin 1993 duke modernizuar dhe revolucionarizuar tregun e elektroshtëpiakeve në vend. Tashmë Neptun është një markë mjaft e njohur dhe që bën pjesë në rrjetin e Neptun International me prezencë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Emri Neptun lidhet me firmat më të mëdha botërore të pajisjeve elektronike. Sot me nje rrjet prej 25 dyqanesh, Neptun është aktualisht prezent në 20 qytete të Shqipërisë.

Ne çdo dyqan Neptun gjen firmat më të mëdha të televizoreve si Samsung, LG, Sonny, firmat me te mira të makinave larese, Bosch, Beko, Elektrolux, të frigoriferëve LG, Samsung, Beko, të sobave, furrave, kondicionerëve, celularëve, laptopëve, aksesorë smart etj.


(Rrjeti i dyqaneve Neptun)

Si pjese e Grupit Balfin, grupit më të madh, dinamik dhe inovativ të investimeve në Shqipëri dhe në rajon, familja e Neptun ka në gjirin e saj mbi 400 punonjës që kontribuojnë çdo ditë jo vetëm për zhvillimin dhe përparimin e kompanisë, por nëpërmjet programeve të trajnimit, politikave te grupit për zhvillimin e punonjësve, avancimit në karrierë etj. Këta punonjës kontribuojnë çdo ditë për veten e tyre, per zgjerimin e njohurive profesionale, por dhe të aftësive menaxhuese, shitëse, marketing etj.

Gjate 25 viteve te ekzistencës së saj, Neptun ka sjellë në çdo kohë koncepte, teknika si edhe menyra që kanë ndryshuar eksperiencën e konsumatorëve dhe format e promovimit te produkteve të shitjeve me pakicë për tregun shqiptar.

Neptun ishte kompania e parë qe ofroi shërbimin e mbështetjes pas përfundimit të procesit të shitjes si dhe ofrimin e garancisë zyrtare për herë të parë për konsumatorin shqiptar.

Ofroi paketën e shërbimeve shtesë qe kanë një vlere të shtuar duke plotesuar ciklin e të gjitha nevojave te klientit si Paketa Komfort, Karta Happy, Paketat e Instalimeve dhe të Mirëmbajtes së produkteve, Ndërrimi i produktit, etj.

E para që mundësoi blerjen me këste të produkteve të ndryshme në të gjitha dyqanet dhe e para që ofron dhënien e ketyre kësteve pa asnje interes për bleresin deri në 24 muaj.

Neptun filloi traditën e ofertave me afate te shkurtra dhe me ulje të mëdha si “Ditët me fat”, “Beteja e Ofertave” “Festat e Nëntorit” etj. Neptun prezantoi për herë të pare modelin operacional te franchize me dyqanet tona në Sarandë, Bilisht, Burrel, Gjirokastër e më tej për të ardhur pranë konsumatorëve në çdo zonë.

Si pjesë e Grupit Balfin ndaj pergjegjësise sociale, si nje biznes i pergjegjshëm që vepron në Shqipëri Neptun prej disa vitesh mbeshtet fëmijët me Sindromen Doën nëpermjet bashkëpunimeve afatgjata me organizatat Doën Syndrome Albania dhe Jonathan Center.


(Rrjeti i dyqaneve Neptun)

Neptun qëndron në kontakt me klientët duke i dëgjuar dhe përgjigjur nevojave të tyre në rrjetet sociale me informacione, kuriozitete, risi dhe fushata uljesh si në Facebook, Instagram, Linkedin dhe ne website ku tashmë i është kushtuar tërësisht dhe shitjeve online.

Gjithashtu Neptun ishte e para kompani që ka investuar në krijimin këshilluesve të blerjeve dhe stafit të specializuar të cilët me buzëqeshje u sherbejnë qindra klienteve duke i asistuar ata në procesin e rekomandimit të produkteve dhe blerjeve të tyre.

Gjatë ketij viti Neptun feston 25 vjetorin. Për të festuar këtë përvjetor të shënuar, Neptun do të ofrojë me datën 25 Maj, vetëm për 1 ditë Ulje Drastike dhe Produkte speciale me ulje dhe Çmime si asnjëherë më parë për të gjithë klientët që do të paraqiten në dyqanet Neptun.

Ashtu siç shprehet edhe Drejtori Ekzekutiv i kompanisë z. Alexandros Kosenas “Klientët tanë janë miqtë tanë dhe ashtu si presim miqtë në shtëpi me zemër të hapur e tavolinën plot, ashtu edhe ne presim klientët me produkte të disponueshme, oferta të vazhdueshme dhe gjithashtu me anë të shërbimit ndaj klientit në një nivel që justifikon pritshmëritë e kompanisë si dhe mbulon kërkesat e konsumatorit…Neptun, drejt së ardhmes”.

Kontakte: www.neptun.al

Sherbimi i Klientit 044 50 50 50

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion