Trieste hyn në Librin e Rekordeve Guinnes me valsin më të madh në botë

Trieste hyn në Librin e Rekordeve Guinnes me valsin më të madh në botë

Pamje perfomanca e dhuruar në Trieste

Trieste hyri në Librin e Rekordeve Guinnes falë valsit më të madh në botë, performuar në Piazza Unità. Në skenën gjigante të ballos morën pjesë 1598 çifte , 88 më shumë se rekordi boshnjak i qytetit Tuzla i vitit 2010 me1510 vallëzues.

Lajmi për zhvillimin e ballos, i përhapur disa javë më parë, tërhoqi kureshtjen dhe interesin e mjaft njerëzve jo profesionistë, por me plot deshirë per t'u bërë pjesë e eventit dhe për t'u dëfryer. Pjesmarrësit në garë nuk ishin vetëm nga Italia. Të shumtë ishin ata që kishin ardhur Sllovenia, Kroacia dhe Austria. Balerinët kërcyen për pesë minuta rresht pa u ndalur, nën kujdesin dhe vëmendjen e gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Është viti i dytë me radhë që Trieste përpiqet të vendosë një rekord të ri. Një vit më parë në ballo morën pjesë vetëm 1292 çifte. Këtë vit, falë edhe organizimit përmes rrjeteve sociale, ëndrra e italianëve u bë realitet.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Rrjeta e çarë e Amnistisë