Tritan Shehu sulmon Bushatin: Je pranë dështimit të ri, bisedimet me Greqinë në 'pikë të vdekur'

Tritan Shehu sulmon Bushatin: Je pranë dështimit të ri, bisedimet me Greqinë në 'pikë të vdekur'

Tritan Shehu, Ditmir Bushati, Nikos Kotzias

Ish-ministri i Jashtëm, aktualisht deputet i PD, Tritan Shehu, ka deklaruar se bisedimet me Greqinë kanë rënë në një ‘pikë të vdekur’. Ligjvënësi i djathtë shkruan në ‘Facebook’ se diplomacia jonë është në vorbullën e një dështimi të ri, teksa shton se çdo afat kohor dhe objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashtme është tejkaluar pa rezultat.

Deputeti sulmon ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, teksa shkruan se kështu ndodh ‘kur të hyn vetja në qejf e kërkon të bësh cubin’.

Keshtu ndodh kur te “hyn vetja ne qejf e kerkon te besh cubin” nje here e me pas detyrohesh te kthehesh tek roli i “sherbetorit” te bindur, por ama dhe ky me dy “zoterinje”, gje qe e komplikon edhe me shume situaten, duke krijuar nje tablo tragjiko-komike.

Bisedimet me Greqine megjithe “terrin informativ”, duket se kane rene ne nje “pike te vdekur”, gje qe ishte e paralajmeruar nga ne. Diplomacia jone eshte ne vorbullin e nje deshtimi te ri; cdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashteme tashme eshte tejkaluar pa rezultat. Kjo ndodh se cdo gje, prej pese vitesh, po zhvillohet se prapthi, pa profesionalizem e pergjegjesi nga Rilindja per keto maredhenie.

Maredheniet shume te rendesishme me Greqine, mbasi u shkaterruan qellimisht nuk mund te arrijne ne nivelet pozitive e dinjitoze te viteve me pare me veprime aventureske, me qendrime e kerkesa te pa qarta e oshiluese, me kalime paradoksale nga perpjekjet bllokuese, tek servilizmat e leshimet “vomituese”.

Greqia eshte nje demokraci shume e vjeter, me nje diplomaci te konsoliduar, nje partner i yne strategjik me te cilen nuk mund te luhet me keto improvizime infantile, kercenime e me tej leshime ekstreme, pa stabilitet e besueshmeri.

Nje politike e tille aspak serioze nuk mund te kete sukses e eshte e destinuar te deshtoje.

Ndersa ne lidhje me Mareveshjen e Kufirit Detar sic po e tregojne edhe zhvillimet, ne kete katraure te krijuar nga Rilindja ngel vetem nje zgjidhje dinjitoze e racionale per ne, ajo e drejtimit te Gjykata e te Drejtes ne Hage, me mirekuptim reciprok.

Keshtu ndodh kur te “hyn vetja ne qejf e kerkon te besh cubin” nje here e me pas detyrohesh te kthehesh tek roli i “sherbetorit” te bindur, por ama dhe ky me dy “zoterinje”, gje qe e komplikon edhe me shume situaten, duke krijuar nje tablo tragjiko-komike. Fatmiresisht eshte e do te jete ne fuqi se paku edhe per 5 vite Traktati i Miqesise me Greqine i realizuar ne vitin 1996, se po te ishte per rilindasit.....!

Tritan Shehu, deputet i PD


(Postimi i Tritan Shehut)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të