Triumfi i sheshit ‘Skënderbej’ në Barcelonë/ Veliaj: Kur shqiptarët bashkëpunojmë bëjmë mrekulli

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar i lumtur pas çmimit Evropian për Hapësirën Publike më të bukur për vitin 2018, që mori sheshi “Skënderbej” në Barcelonë. Veliaj thotë se kur shqiptarët bashkëpunojmë e nuk përleshen, bëjmë mrekulli dhe kjo sipas tij është prova. Çmimi, sipas Veliajt ishte mënyra më e mirë për të festuar tre vite në drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Shumë i lumtur që Sheshi “Skënderbej” u shpall fitues i Çmimit Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018 mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane. Projekti transformues i qendrës së Tiranës. Si xhevahir i gjithë kombit shqiptar, që filloi nga Edi Rama në 2008 në Bashkinë e Tiranës. Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë e nuk përleshemi, bëjmë mrekulli! Kjo është prova! Nuk kishte mënyrë më të mirë për të festuar #3vjetZhvillim në Bashkinë e Tiranës. Më e mira është përpara. Forca!

Jam shumë krenar sot, për të gjithë qytetarët e Tiranës; nuk ka rëndësi si kemi votuar, çfarë opinionesh kemi, rëndësi ka që kur bëhemi bashkë, bëjmë mrekulli. Me sheshin “Skënderbej” kemi bërë një mrekulli, jo vetëm me realizimin, por se sa jetë, energji, sa gaz dhe sa dëshirë i japim asaj hapësire. Unë e di që në Shqipëri për çdo gjë ka debat: mos ma prek këtë, mos më prek atë, mos më prek liqenin, mos më prek pazarin, teatrin, sheshin! Siç po tregon historia, gjërat që preken dhe që modernizohen, në fakt marrin çmime, vlerësohen, sjellin jetë, ekonomi, sjellin turizëm, ndaj ka ardhur koha që të ecim përpara.

Erion Veliaj

Sheshi “Skënderbej” mori çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018. Çmimi u akordua pasditen e sotme nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso. Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e terhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ora 20:35
Sheshi ‘Skënderbej’ triumfon në Barcelonë si 'Hapësira më e bukur publike për 2018'
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Donela: 21/06/2018 10:50

      Suksese Erjon per punen e madhe qe keni bere bashke me Z.Edi Rama,sa per Mul Noken e Albana Vokshin eshte turp ti zesh ne goje jane plehrat dhe turpi i ketij vendi.

      Përgjigju
    • Faik: 20/06/2018 20:20

      RESPEKTE ERJON VELISË ! Për 3 Vjet ERJON VELIAJ ka bërë më shumë punë se të gjithë Kryetarët e Bashkive bashkë, që nga 1990 e deri tani . BRAVO ERJON

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

    'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë