POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Triumfon një shqiptar tjetër? Vedat Gashi, kandidat për asamblenë në Nju Jork

Vedat Gashi, shqiptari që kandidon për tu bërë pjesë e Asamblesë në Nju Jork

Një tjetër shqiptar arrin të triumfojë jashtë vendit. Bëhet fjalë për Vedat Gashin, një nga kandidatët për asamblenë e Nju Jorkut. Ai ia ka dalë të triumfojë në garën e brendshme të Partisë së Pavarësisë në Nju Jork.

Gashi është mbështetur nga Partia e Pavarësisë.

 Gashi është zëri i pavarur që kemi nevojë në një kohë kur komuniteti dhe kombi ynë janë shumë të ndarë . Ne duhet të zgjedhim drejtuesit që i vlerësojnë njerëzit mbi partinë.

Franc Mackay, kryetar i Partisë së Pavarësisë së Nju Jorkut

Gashi është avokat dhe vjen nga Kosova. Ai njihet si një aktivist i çështjeve kombëtare në SHBA.

f.g.
Komento