Triumfon një tjetër shqiptare në muzikë, Ines Neziri rrëmben “Drerin e Artë” në Rumani (VIDEO)

Janë të shumtë shqiptarët që na kanë bërë krenarë duke triumfuar e rrëmbyer çmime kudo në botë, por listës së fitimtarëve i shtohet së fundmi edhe Ines Neziri. Shqiptarja ka rrëmbyer një natë më parë çmimin e madh të Festivalit Ndërkombëtar “Dreri i Artë” 2018, që mbahet në Brosov të Rumanisë, me këngën rumune “Jap jetën për dashurinë”. Trofeu iu dorëzua nga Luminica Dobresku, fituesja e parë e këtij festivali.  

Ines Neziri gjatë marrjes së çmimit ''Dreri i Artë''

Ines filloi të këndonte kur ishte vetëm 12 vjeç. Ajo mori pjesë në garën “Gjeniu i Vogël 5” dhe fitoi çmimin e parë. Ndërsa në moshën 17 vjeçare arrin të rrëmbejë një çmim kaq të rëndësishëm siç është “Dreri i Artë”. Më herët ajo ka mundur të renditet e para edhe në një tjetër festival ndërkombëtar në Rumani, si “Golden Stag”.

Mediat rumune i kanë kushtuar vëmendje shqiptares duke e vlerësuar jo vetëm për vokalin por edhe mënyrën e interpretimit në skenë.

Për çmimin 25 mijë eurosh, vetë Ines ka deklaruar: “Deri më tani ky çmim është hapi më i rëndësishëm që kam bërë”.

Ines Neziri gjatë marrjes së çmimit ''Dreri i Artë''

Kujtojmë që për të rrëmbyer këtë çmim, vite më parë ka konkuruar edhe një emër i njohur i muzikës shqiptare, Ardit Gjebrea.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR