Trump: E ndiej se irani do ulet së shpejti për bisedime
Kreu i njësisë më të fuqishme ushtarake të Iranit ka refuzuar ofertën e Presidentit amerikan Donald Trump për bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësit iranianë.
Foto ilustruese
Kreu i njësisë më të fuqishme ushtarake të Iranit ka refuzuar ofertën e Presidentit amerikan Donald Trump për bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësit iranianë, duke thënë se Teherani nuk do të lejojë kurrë zhvillimin e bisedimeve me të ashtuquajturin “Satani i madh”.
Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Ali Jafari, është zyrtari më i lartë iranian i cili i është përgjigjur drejtpërdrejt ofertës që Presidenti Trump bëri gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, për bisedime pa kushte me udhëheqësit iranianë për programin e tyre bërthamor.
Refuzimi i udhëheqësit iranian nuk e ndaloi Presidentin Trump tu thoshte mbrëmë mbështetësve të tij në Florida se Irani mund të ndërrojë mendje.
Marrëveshja bërthamore me Iranin është një tmerr. Shpresoj që të dalë për mirë me Iranin, pasi kanë shumë vështirësi tashmë. Kam ndjesinë se do të bisedojnë me ne së shpejti.
Presidenti Trump.
Më herët, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se nuk ka ndër mend të takohet me homologun e tij iranian, gjatë një aktiviteti ndërkombëtar që zhvillohet këtë fundjavë në Singapor, raporton Zëri i Amerikës.
Zoti Pompeo i tha kanalit CNBC, se Presidenti Trump është i gatshëm të ulet në bisedime me iranianët nëse tërhiqen nga sjellja keqdashëse dhe nëse bien dakort se ia vlen të arrihet një marrëveshje që do të parandalojë vërtet përhapjen e armatimit bërthamor.
Analistët nuk presin të ketë ndonjë takim Trump – Rouhani, pasi ideja është hedhur prej kohësh nga Presidenti Trump, pa patur sukses.
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.1%
-
Të vogla
67.4%
-
Nuk e di
16.5%
Vota total: 678
Lajme të tjera
-
Trump: Lufta në Gaza? Është faji i Biden, por tani i duhet dhënë fund
25 Mars, 19:26
-
Projekti në Sazan i Kushner, AIDA: Interesi u shpreh dhjetorin e kaluar! Kompania duhet të fillojë të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e plotë
22 Mars, 11:32
-
Shifra 1 miliard dhe ëndrra me flutur
21 Mars, 15:58
-
Frrok Çupi: Na morën Donald Trampin!
20 Mars, 09:17
-
Resortet e dhëndrit të Trump në Sazan? Rama: Po shqyrtojmë projektin! Nuk negociojmë interesa personale por pjesëmarrjen e shtetit në investim
19 Mars, 10:06
-
Avokatët e ish-presidentit Trump: E pamundur vendosja e një garancie financiare prej 454 milionë dollarësh
18 Mars, 20:26
-
Dhëndri i Trump resorte në Sazan, Kryebashkiaku i Vlorës: Mirëpresim çdo investim
18 Mars, 13:06
-
Media zvicerane 'Blick' i bën jehonë planeve të dhëndrit të Donald Trump për ishullin e Sazanit
18 Mars, 08:08
-
Mero Baze: Rreziku që të 'turpërohemi' nga Jared Kushneri
18 Mars, 07:07
-
Detajet/ Investimi i dhëndrit të Donald Trump në Serbi, hotel luksoz në godinat Shtabit të Ushtrisë që u bombarduan nga NATO, projekti 1 mld dollarë
16 Mars, 21:29
-
Projekti turistik në bregdetin shqiptar, reagon dhëndri i Trump: I emocionuar
16 Mars, 17:11
-
Biden apo Trump? Cilin kandidat do të preferonte Kina?
16 Mars, 16:40
ky eshte fatkeqesia ne SHBA ne kemi SAl lulushin edhe SHBA ka TRAPIN
Përgjigju