Trump: Kemi caktuar vendin dhe datën e takimit me Kim Jon Un

Trump: Kemi caktuar vendin dhe datën e takimit me Kim Jon Un

Donald Trump

Predisenti SHBA-së Donald Trump konfirmoi sot se është planifikuar data dhe vendi për takimin historik me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

"Tashmë kemi një datë dhe një vend", u tha zoti Trump gazetarëve përpara Shtëpisë së Bardhë, ndërsa po nisej për në qytetin jugor të Dallasit, në Teksas. Ai shtoi se detajet e takimit historik do të shpallen së shpejti, raporton VoA.

Presidenti Trump theksoi se Uashingtoni dhe Pheniani janë në bisedime të vazhdueshme dhe domethënëse  si dhe akne ndodhur zhvillime për çështjen e pengjeve të burgosur disa ditë më parë nga Koreja e Veriut.

Ndonëse, data dhe vendi i takimit janë vendosur ato nuk janë bërë publike edhe pse ky takim pritet  të jetë me shumë interes në arenën ndërkombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të