Trump nuk pajtohet me politikën e Merkel: Nuk duam emigracion të stilit evropian në SHBA

Trump nuk pajtohet me politikën e  Merkel: Nuk duam emigracion të stilit evropian në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel

Presidenti amerikan Donald Trump nisi dje një sulm kundër qeverisë së kancelares Angela Merkel duke komentuar se populli i Gjermanisë po kthehet kundër qeverisë së tij, në një kohë kur çështja e emigracionit po shton tensionet në koalicionin e dobët qeveritar të Berlinit.

Megjithëse presidenti i SHBA-së ka kritikuar edhe më parë Gjermaninë për suficitin tregtar me SHBA dhe shpenzimet e mbrojtjes, kjo është hera e parë pas ardhjes në zyrë, që ai kritikon politikat e brendshme gjermane për emigracionin. Në nëntor 2014, gjatë fushatës elektorale Trump quajti politikën e hapjes së dyerve nga Merkel “ide e çmendur”.

Në komentin e tij Trump përmendi gjithashtu se krimi në Gjermani është në ngritje, edhe pse në maj ministria e brendshme gjermane raportoi nivelet më të ulëta të krimit prej 1992.

Gabimi i madh në të gjithë Evropën ishte lejimi i miliona njerëzve, të cilët me forcë dhe dhunë po ndryshojnë kulturën.

Presidenti amerikan Donald Trump

Megjithëse është gjetur edhe vetë në mes të kritikave për politikat e emigracionit, Trump bënte thirrje në rrjetet sociale për ligje më të forta kufitare dhe quante politikën gjermane të dyerve të hapura një gabim të madh.

 Nuk jemi kamp emigrantësh

Komentet e tij Trump i mbrojti dje më vonë në fjalimin për Këshillin Kombëtar Hapsinor. Presidenti Trump tha se ne nuk duam të ndodhë ajo që po ndodh në Evropë me emigracionin. Shtetet e bashkuara nuk do të jenë një kamp emigrantësh. Këtë nuk e kam në plan.  Përkeqësimi i fundit i tensioneve është pasojë e politikës së “tolerancës zero” të administratës Trump ndaj kaluesve ilegalë të kufirit, teksa të rriturit ndiqen penalisht dhe ndahen nga të miturit të cilët nuk mund të burgosen.

Fëmijët po përdoren nga kriminelët më të këqinj si një mjet për të hyrë në vendin tonë. A e keni parë masën e krimit në jug të kufirit tonë? Disa nga vendet atje janë më të rrezikshmet në botë, dhe kjo nuk do të ndodhë në SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump

Telashet e emigracionit në Gjermani

Kritikat e Trump për emigracionin në Gjermani vijnë në një kohë kur kjo temë po përçan koalicionin e dobët qeveritar të kancelares Angela Merkel. Ministri i brendshëm Horst Seehofer i kristian-demokratëve bavareze CSU ka kërkuar një strategji të re për kthimin e emigrantëve në kufi dhe i ka kërkuar qeverisë që ta bëjë këtë brenda dy javëve. Por kancelaria Merkel ka argumentuar kundër propozimit duke thënë se Berlini nuk mund të mbyll kufijtë në mënyrë bilaterale pa u konsultuar me fqinjët e saj.

Komentet e djeshme Trump duket se janë influencuar gjithashtu nga një telefonatë që ai kreu më herët me kryeministrin e djathtë anti-emigracion të Hungarisë, Viktor Orban. Shtëpia e Bardhë tha se dy liderët kishin diskutuar politikat e shtrëngimit të emigracionit dhe të kufijve kombëtarë. Trump ka kërkuar gjithashtu mbështetje nga demokratët e Kongresit për planet e tij.

Përse demokratët nuk na japin votat për të riparuar ligjet më të këqija të botës që ne kemi për emigracionin? Ku janë kritikat dhe dënesat për vrasjet dhe krimet e bëra nga bandat dhe gangsterët?, komentonte Trump, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje që demokratët të mbështesin propozimet e tij, përfshi dhe ndërtimin e murit prej afro 3000 km në kufirin jugor të SHBA me Meksikën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës

Lorenc Vangjeli: Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës