Trump propozon rregull të ri për kufizimin e së drejtës për azil në SHBA

Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar së fundi një deklaratë, e cila në mënyrë efektive ua kufizon dhënien e së drejtës për azil migrantëve që kalojnë kufirin amerikan me Meksikën në mënyrë të paligjshme.

Sipas mediave amerikane, mësohet se presidenti amerikan e ka nënshkruar këtë urdhër të premten për të kufizuar përshtatshmërinë e emigrantëve për azil në Shtetet e Bashkuara.

Mësohet se rend i ri i rregullit për emigrantët, pritet te hyjë në fuqi të shtunën dhe parashikon që emigrantët që hyjnë në kufirin jugor të SHBA, të kenë të drejtën e azilit vetëm nëse do të vijnë në portet zyrtare të hyrjes.

Adminitrata Trump njoftoi rregullat e reja të enjten, me qëllim pengimin e migranëtve që kalojnë ilegalisht kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të përpiqemi të kanalizojmë pretendimet e azilit përmes porteve të hyrjes, ku kemi burime më të mira, kemi aftësi më të mira dhe fuqi punëtore më të mirë”, tha një zyrtar i administratës Trump, para gazetarëve.

Ndërkohë, mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve kanë kundërshtuar rregulloren e re, e cila sipas tyre u ndalon në mënyrë të padrejtë te drejtën individëvë që duan të kërkojnë azil në SHBA, duke i bërë ata të papërshtashëm,nëse e kalojnë ilegalisht kufirin jugor.

"Ne kemi nevojë për njerëz në vendin tonë, por ata duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme dhe të kenë merita", tha Trump gazetarëve të premten, përcjell Reuters.

Plani është masa më e fundit e administratës Trump për të kufizuar përshtatshmërinë e emigrantëve për azil në Shtetet e Bashkuara.  

Rregullorja e re pritet të prekë emigrantët nga Amerika Qëndrore, që po përpiqen të kalojnë kufirin e SHBA me Meksikën, për të ikur nga dhuna dhe varfëria në vendet e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv