Trump vizitë në kufirin me Meksikën: Së shpejti mund të shpall emergjencë kombëtare për sigurinë kufitare

President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është deklaruar së fundi se është gati dhe mund të shpallë një “emergjencë kombëtare” dhe duke përdoruar fondet e ndërtimeve ushtarake për finacimin e ngritjes së  një muri përgjatë kufirit me Meksikën.

Presidenti amerikan dhe demokratët e opozitës vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me kërkesën e Presidentit Trump për murin e kufirit me Meksikën, një përplasje kjo që ka shkaktuar dhe mbylljen më të gjatë prej 20 ditësh në histori  të qeverisë amerikane.

Ndërkohë, sipas mediave amerikane, Trump ka refuzuar deri më tani të nënshkruajë legjislacionin për të financuar dhe rihapur qeverinë nëse nuk përfshin një fond prej  5.7 miliardë dollarë për një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

"Unë kam të drejtën absolute për të deklaruar një emergjencë kombëtare", tha presidenti Trump para gazetarëve, transmeton BBC

Trump  i dha këto sugjerime gjatë një vizite të enjten në Teksas, ku shkoi për të parë nga afër përpjekjet që synojnë pengimin e imigracionit të paligjshëm në kufi.

Trump sugjeroi fuqishëm të enjten se ai mund të shpallë një emergjencë në mënyrë që të mund të anashkalojë Kongresin për të marrë fonde për murin e tij, i cili ishte një premtim qendror i fushatës zgjedhore të 2016-ës.

Më herët presidenti Trump  u zotua se Meksika do të paguante për murin, të cilin ai thotë se është i nevojshëm për të frenuar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm por qeveria meksikane ka refuzuar.

Deklarimi i Presidentit Trump rreth nevojës për një mur kufitar mes SHBA dhe Meksikës, ishte një ndër premtimet e tij qëndrore të fushatës së tij suksesshme  në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Bisedimet e Shtëpisë së Bardhë me udhëheqësit demokratë, të cilët refuzojnë të japin fonde për murin, përfunduan dje me dështim, ndërkohë që, për shkak të mosmarrëveshjeve, qeveria është mbyllur pjesërisht prej 20 ditësh, duke lënë rreth 800,000 punonjës federal pa pagesë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot