Trump-Putin do takohen në korrik? Presidenti amerikan: Jam i gatshëm!

Trump-Putin do takohen në korrik? Presidenti amerikan: Jam i gatshëm!

Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot për një takim të mundshëm me homologun rus, Vladimir Putin, në muajin korrik, një takim kokë më kokë që do të ketë një karakter të veçantë, për shkak të akuzave për ndërhyrjen ruse në presidencialet amerikane të 2016.

Ne do të studiojmë mundësitë, për një takim të mundshëm kokë më kokë muajin e ardhshëm me personalitetin më të fortë të Kremlinit”, njoftoi presidenti i Shtëpisë së Bardhë. 

Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, John Bolton do të vizitojë javën e ardhshme Moskën për të diskutuar për kushtet e një takimi të mundshëm.

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel më 11 dhe 12 korrik, përpara se të vizitojë Britaninë e Madhe më 13 korrik, ku do të takohet me kryeministren Theresa May dhe mbretëreshën Elisabeta II. Në fillim të qershorit, Putin njoftoi se ishte i gatshëm të takohej me presidentin amerikan, duke thënë se shumë shtete, kryesisht Austria, ishin të gatshëm për të mirëpritur këtë takim të shumëpritur kokë më kokë./ATSH/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)