'Truri' i bandës së rrezikshme në Itali, kush është 26-vjeçari shqiptar (Emri)

'Truri' i bandës së rrezikshme në Itali, kush është 26-vjeçari shqiptar (Emri)

Foto Ilustruese

Kreu dhe elementi kyç i një bande evropiane të specializuar në vjedhje dhe grabitje është konsideruar së fundi një 26 vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vepra plaçkitjesh, vjedhje me dhunë, madje edhe rrëmbim personi të kryera në disa zona në Itali.

Sipas mediave italiane, mësohet se shqiptari i identifikuar nga policia italiane është, Flori Sejdini, 26 vjeç banues në Montecatini, në Itali. Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se 26 vjeçari shqiptar ishte veprues dhe e ushtronte aktivitetin kriminal në bashkëpunim me grupin e tij, kryesisht në territorin e Plains dhe Lucca.

Këtë herë ai akuzohet për nëntë vjedhje banesash dhe apartamente, nga ku gjashtë prej tyre  qytetet e Capannori, Lucca dhe Altopascio.

Ndërkohë në  vitin 2016 banda e drejtuar prej tij kishte kryer një sere grabitjesh në zonat  e Altopascio dhe Ponte Buggianese.Ngjarja më e rëndë është ajo e kryer në 26 mars, ku grupi i tij përberë nga tre grabitës të maskuar hynë në vilen e një të moshuari 84-vjecar dhe për me shumë se një orë e mbajtën atë nën kërcënim duke i bastisur banesën dhe marrë disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 5 mijë euro.

Mësohet se pensionisti i moshuar ka arritur të largohet, ndërsa ka dhënë menjëherë alarmin tek fqinjët afër banesë së tij, për të njoftuar policinë italiane. Ndërkohë bëhet e ditur , që policia dhe grupi hetimor italian po vazhdon punën kërkimore për të zbuluar edhe persona te tjërë të përfshirë në këtë grup dhe aktivitet kriminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale