Tsipras takon Vuçiç në Beograd: Kosova po i hedh 'benzinë' zjarrit

SERBIA- Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras gjatë një konference të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiç u shpreh hapur kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe taskës 100% për mallrat serbe.

Sipas Tsipras, nismat e fundit të Prishtinës nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, por shkaktojnë destabilizim.

Bashkë me homologun patëm rastin të flasim për ngjarjet më të fundit në Kosovë. Veprimet e tyre janë të papranueshme. Dua të dërgoj një mesazh dënimi ndaj veprimeve që i hedhin benzinë zjarrit dhe të mbështes Republikën e Serbisë, e cila është gjithmonë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë

Krijimi i ushtrisë së Kosovës u miratua nga Kuvendi më 14 dhjetor me 106 votat e deputetëve të pranishëm, përveç atyre të Listës serbe. Ndërsa rritja e taksës me 100 për qind ndaj produkteve serbe u miratua më 21 nëntor në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, vendim i cili ngjalli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 23/12/2018 13:47

    Tsipras me prejardhje Arvanite e Vucic me gjake Shqiptare nga babai po mundohen te bejne Alianze kunder Shqiptareve. Hajde politik hajde,ju kane mbete ne fyt planet kunder gjakut Shqiptare,le te cjerren si qente e terbuar ketu jemi dhe do te jeme ne token tone te shenjte me gjake te paster Shqiptaresh. Rrofte Shqiperia

    Përgjigju
  • Tirana: 22/12/2018 15:54

    Do vij dite me marr tokate tone nje di.

    Përgjigju
  • Epiroti: 22/12/2018 10:10

    Lejo shqiptaret autokton te Camerise te shkojne ne tokat e tyre dhe te ngrjne varrezat e te masakruar nga ju atje.Leri te tjerat se nuk i gjykon dot ti.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 22/12/2018 09:00

    Sot jam me i qete se kurre per te ardhmen e ndritur te Kosoves. Kur te shajne armiqte e tu nuk ka gje me te mire per te kuptuar se je ne rrugen e duhur per kauzen tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota