Turistët francezë 'bombardojnë' nusen shqiptare në Fier, i ndërpresin klipin e dasmës (Video)

Parku arkeologjik i Apolonisë është një nga vendet më të bukur që ka Shqipëria dhe një nga vendet më të vizituar nga turistë të shumtë. Këta të fundit vijnë nga e gjithë bota për t’u njohur me veçoritë e këtij qyteti të lashtë që konsiderohet si një destinacionet më tërheqës.

Një grup turistësh francezë gjatë kohës që po vizitonin Muzeun e këtij qyteti antik, kanë lënë fotot që po bënin në ambjentet e muzeut dhe i kanë drejtuar kamerat dhe aparatet fotografike në shkallët e godinës së muzeut ku qëndronte një vajzë e veshur nuse. Kjo e fundit ishte bashkë me stafin e operatorëve të zgjedhur prej saj dhe po bënte klipin e dasmës. Pikërisht në këtë moment turistët filluan të filmonin nusen e cila qëndronte e shtrirë gjithë hijeshi bashkë me shoqërueset e saj në shkallët e dyta të godinës së muzeut.

Nusja shqiptare në Fier me turistët francezë

Grupi i turistëve kanë zbritur nga shkallët, kanë takuar nusen, e kanë uruar dhe e kanë duartrokitur. Më pas ata janë larguar për të vijuar me guidën e këtij qyteti. Përveç bukurisë së këtij vendi, turistët francezë morën me vete edhe fytyrën e një nuseje shqiptare e cila preferoi këtë vend si një dekor për ditën më të lumtur të jetës së saj.

Vetëm gjatë këtyre dy muajve Korrik-Gusht, mbi rrënojat e këtij qyteti mbi 100 çifte kanë bërë videoklipet e tyre në qytetin e lashtë të Apollonisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur