Turizëm në errësirë, fiken dritat për rreth 40' në Velipojë në kulmin e sezonit

Mbrëmjen e sotme për rreth 40 minuta Velipoja u zhyt në errësirë, ndërsa nuk dihen shkaqet që sollën ndërprerjen e energjisë elektrike.

Ndërprerja zgjati nga ora 20:50 deri në 21:30, ndërkohë që erdhi në një moment kur jemi në kulmin e sezonit turistik dhe gjatë kësaj periudhe mbi 50 mijë pushues mendohet se frekuentojnë Velipojën.

E gjithë zona e plazhit është e populluar nga fluksi i turistëve, aq më tepër që është edhe fundjavë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur