Policia shqiptare drejtohet nga FBI, këto ditë nisin arrestimet e mëdha...

Policia shqiptare drejtohet nga FBI, këto ditë nisin arrestimet e mëdha...

Spartak Ngjela

Sa më shumë mbyllet laku anti korrupsion aq më shumë po sulen të gjithë të korruptuarit bashkë të ngrenë shqiptarët, për të destabilizuar Shqipërinë, por edhe të shpresojnë në Stamboll e në Moskë.

Pasi e kanë vjedhur Shqipërinë; që të tre: Berisha, Meta dhe Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën dhe vjedhjen.
Por, asnjë shpresë nuk kanë. Lodhen kot.

Kurse politika amerikane duhet t’ua thotë hapur shqiptarëve gjëmën që hordhitë e Saliut duan t’i bëjnë Shqipërisë.

Nuk po lënë gur pa luajtur. Por kanë një dështim: nuk po iu përgjigjën shqiptarët.
E patë vobegtësinë e mbështetjes shoqërore në datën 5 prill? A e dini se çfarë tregoi kjo dobësi: që vjedhësit nuk e kanë popullin me vetë.

Po, kaq pa mend janë, sa mendojnë që të mundin Amerikën në Shqipëri ku 97 përqind e shqiptarëve janë me Amerikën. (!)

Ditët e para të arrestit të tyre; të gjithë këta edhe Berishën, edhe Metën edhe Ramën edhe Bashën duhet t’i nisim në Kaçanik.

Zoti Ramush! të na i kesh kujdes aty se do t’i dërgojmë me çallma që t’i “përpunojnë” nipërit e Idriz Seferir.

l.
Turp historik; hajdutët janë lëshuar e po i luten të vjedhurve që të ngrihen në luftë për ta, dhe po krijojnë lloj lloj lajmesh të rreme kundër ambasadorit amerikan Donald Lu. Janë naivë se mendojnë që të gënjejnë shqiptarët për t’i nxjerrë në “revolucionin e tyre të republikës së re”.

Janë të gjithë në një hall të madh, prandaj nuk e kuptojnë dot se po bëhen qesharakë.

Kanë frikë që të godasin direkt Uashingtoni se i ruhen shqiptarëve. Janë hajdutë të vegjël në forcën shpirtërore, ngaqë nuk e kanë popullin me vetë.

Të gjithë shqiptarët sot e dinë se këta i kanë vjedhur; por shqiptarët tani, po presin me ankth që hakmarrjen e tyre ta ushtrojnë kundër vjedhësve me anë të Amerikës.

Dhe sigurisht që do ta arrijnë; sepse Reforma e nisur nga politika amerikane do të shkojë deri në fund.

Këto ditë besoj duhet të fillojë arrestimi i individëve të inkriminuar që kanë lidhje me politikën e lartë. Sigurisht, Llalla e kompani, sepse Llalla në fakt i di të gjitha lidhjet e krimit të organizuar me politikën e lartë, sepse ky ka dhënë ndihmën e vet për të lulëzuar në Shqipëri simbioza e shëmtuar e krimit me politikën e lartë.

Kurse, Bashë mavria, çirret për të bërë revolucion, pa ditur gjë fare që ai vetë ka shkelur ligjin amerikan. Rri, o Lulzim! pse po kërkon që të gjykohesh nga një gjykatë amerikane? Është i rëndë në hekura SING SINGU Lulzim, janë shumë më të lehtë këtu.

ll.
Po a ka mundësi që ta destabilizojnë Shqipërinë këta?
Është pamundësi absolute; sepse policia shqiptare drejtohet nga ekspertë të FBI-së tani. E patë sesi u tërhoq në Kukës policia? E patë të premten sesi nuk doli fare policia nëpër qendrat e “revolucionit Basha”?

Kjo ndodhi, sepse policia i ka të gjitha planet Berisha – Basha, dhe po qesh me ta. Nga një polic në qëndër “revolucionare” i la të premten. Dhe akti më i madh ishte djegia e gomave dhe mërzjta e njerëzve që mbetën rrugës të izoluar.

Po pse, o derëzës e punëzes, me gomat e djegura të Monika Kryemadhit do të mundni Amerikën ju?

Po pse, o njerëz, me një grusht ekspertësh që ju ka dërguar Rusia do të ktheni ju shqiptarët kundër Amerikës?!

Sot e gjithë ditën këta të korruptuar, po lodhen, jo si pasojë e skemave logjikë që duan të realizohen, por si pasojë e çoroditjes së tyre mendore.

Dhe shikoheni sesi i drejton shthurrja mendore: Rama ka shpresë te forca popullore e Saliut; kurse vetë Saliu ka shpresë te aktiviteti paraluzurs i Ramës.

Sepse, Sali ziut, nuk i mbushet ende mendja që policia drejtohet nga amerikanët dhe ministri Xhafaj i cili nuk ka lidhje fare me Ramën në këtë detyrë.

E pra, si ka mundësi që Saliu, me ca hordhi të lodhura dhe me ca ekspertë rusë të mundë politikën amerikane dhe vetë FBI-në që është prezente në Shqipëri?

Asgjë nuk bëjnë dot: por në gjyq do të shkojnë vetë, me këmbët e tyre. Dhe paratë do t’i dorëzojnë vetë.

A e mbani mend sesi dy herë rresht shkuan një e nga një dhe votuan kundër vetes në Parlament të 140 -të bashkë?

Ja, mu kështu do të shkojnë përpara gjykatës, një e nga një, të gjithë të korruptuarit; se tani të gjitha provat janë mbledhur.

Të shohim ditët në vazhdim episodin me krimin që ka qenë dhe është i lidhur me politikën në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MOS.: 11/04/2018 04:26

    TAKU NUK je trim as I drejte .TAHIRI TAKU KU eshte ?? FLORIRI TAKU !! Kush na e VODHI ?? Heren e pare ZOGU TANI META .PSE NUK FLET TAKU ??! NUK TA MBAN ?? FSHATI TURISTIK I NANOS TAKU , I RAMES !! TAHIRI (CHAVESI SHQIPETAR ) RUCI ENVERISTI NE PARLAMENT QE URDHEROI VRASJEN E ALEKSANDER KONDOS NE AMERIKE ? FOL PA DORASHKA O TAKU ...HYR NE HISTORI JO ME PALLAVRA PER TE MARRE CA LEKE NGA GAZETA , PO BJERI DREJT ...

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 08/04/2018 14:56

    Berish siguro shkon ne hale te gomereve.Iliri Basha ne hale te Lanes...Mona ne te se....

    Përgjigju
  • Zoti: 08/04/2018 13:33

    Ngjela te lumt goja!por kur do vije ajo dite e shum pritur per ti arrestuar keto hajdute dhe shum monsta te tjere qe ja shkaterruan jeten 70% te shqiptareve.

    Përgjigju
  • sapa: 08/04/2018 12:34

    Une mendoj ne shtator avokat por se ne cilin shtator nuk e di!

    Përgjigju
  • Une: 07/04/2018 19:01

    Them kur te arrestohen te lihen ne nje cep rruge te pakten te kene nderin qente e rruges e ti pshurrin se nuk behet qameti.

    Përgjigju
  • Ilir: 07/04/2018 18:22

    Me pelqeu ky artikull utopik, shpreh nje deshire, nje enderr, nje shprese se dikur do te behet Shqiperia, shpreh disa te verteta te hidhura. Por nuk besoj se do te ndodhe ndonje gje nga keto qe thote; te gjithe politikanet e lartpermendur do te pasurohen edhe me shume, asnjeri nuk do te shkoje ne burg. Ne fund te fundit cdo popull meriton ata politikane qe ka. Ne kemi keta e nuk ndryshon asgje.

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 07/04/2018 18:05

    Taku je një intelektual me dinjitet e me kapacitet ke plotësisht të drejt Amerikës i duhet Shqipria për kundrejt rusis e kjo është fati jon salheu e luli jan spiun të sërbit po këto lloi plerash skan shanc kundra Amerikës kta do ta pësojn si norega i panamas që doli me shpat në dor e Amerika ja futi shpatën në by..

    Përgjigju
  • redi: 07/04/2018 17:29

    Taku ke shume te drejte , por frika para drejtesise te ul te menduarit dhe shkaterron llogjiken . Zoti Lu eshte perfaqesues i presidentit amerikan ne Shqiperi , dhe ket ai zbaton politiken amerikane dhe jo shijet personale . Une mendoj se disa deputet ose analiste dhe militant te opozites nen urdherat e atyre qe do jene nderin te ulen ne banken e te akuzuarve po bejne nje loje kunder zotit Lu , qe jo vetem jane te humbur por do te behen qesgarak para popullit

    Përgjigju
  • Po i ze ahu i kombit.: 07/04/2018 17:24

    Politika shqiptare e ka mbushur kupen dhe ka 28 vite qe vetem e shiren,e ropen dhe e tallin kombin e tyre.Por ahu i ketij kombi do tu bjere shume shpejte ne koke.Ambasadorit Lu dhe amerikes tu vijne anes sepse kane gjithe shqiptaret me vete dhe nuk e kane konceptin se ceshte amerika dhe se u bene gjemen.Kane gjykim naiv dhe mendojne se do tu shkojne turmat pas dhe do shpetojne nga krimet.Amerika duhet te tregohet e pameshirshme mbi cdokend qe ka shkelur kete popull.Flm ambasadori Lu , flm kombit amerikan qe me taksat e tyre po na rikthejne shpresen.

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 07/04/2018 17:18

    Tani pritet te arrestohen Putini dhe Erdogani per destabilizimin e globit.

    Përgjigju
    • Zalo: 08/04/2018 19:37

      O taku je FANTASTIK ! RESPEKTE pafund për Avokatin e madh NGJELA qê ju ka shpallur luftë HAJDUTËVE të Politikës 27 Vjeçare ! RROFSH 1.000 Vjet o TAKU

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet