Turqia do të zbatojë tarifa hakmarrëse ndaj importeve të SHBA-ve

Turqia do të zbatojë tarifa hakmarrëse ndaj importeve të SHBA-ve

Foto ilustruese

Ministria turke e Ekonomisë ka thënë se Turqia po detyrohet t’u përgjigjet tarifave të panevojshme dhe të padobishme të çelikut të miratuara nga SHBA-të, megjithëse siç thonë nga atje, “shpresuan se mund ta zgjidhin çështjen përmes dialogut”.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Ekonomisë tha se SHBA-të dhe Turqia janë partnerë të rëndësishëm tregtar dhe ndikimi pozitiv i kësaj lidhjeje është e qartë, pasi mallrat turke, përfshirë çelikun, janë vendimtare për shumë industri amerikane dhe krijojnë shumë vende pune në SHBA. 

“Ne kemi komunikuar në mënyrë të përsëritur dhe të qartë se asnjë nga kriteret e deklaruara të Amerikës për imponimin e tarifave nuk janë të zbatueshme për Turqinë apo eksportuesit turq”, thuhet në deklaratë.

Duke theksuar suficitin tregtar të SHBA-ve në tregtinë e çelikut me Turqinë, nga Ministria e Ekonomisë së Turqisë thonë se: “Sidoqoftë, partnerët tanë amerikanë duket se nuk dëshirojnë të marrin në konsideratë faktet apo ndikimin negativ që tarifat e tyre do të kenë në shumë kompani dhe punëtorë të SHBA-ve”.

Deklarata po ashtu thotë se ngarkesa tarifore që imponohet nga Turqia në SHBA është konform me kostot shtesë që Turqia përballet për shkak të tarifave të imponuara nga SHBA-të.

“Ato janë proporcionale, të matura dhe të dizajnuara për të mbrojtur interesat e Turqisë, ndërsa inkurajon dialogun. Turqia është e angazhuar për marrëdhënie tregtare aktive, të fuqishme dhe reciproke me SHBA-të, por me kuptimin se drejtësia nuk mund të jetë e njëanshme”, theksoi Ministria e Ekonomisë.

Më tej thuhet se “Ministria nuk mund dhe nuk do të lejojë që Turqia të fajësohet gabimisht për sfidat ekonomike të Amerikës”, duke vënë në dukje se Turqia është pjesë e zgjidhjes, jo e problemit.

Në muajin mars, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, imponoi një tarifë prej 25 për qind mbi hekurin dhe çelikun e importuar dhe një tarifë prej 10 për qind mbi aluminin. Që atëherë, çështja është diskutuar nxehtë midis SHBA-ve dhe partnerëve të saj kryesorë tregtarë. AA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit