'Turqia gjenocid ndaj shqiptarëve' / Gjergj Dedaj emërohet ambasador i Kosovës në Maqedoni, protestojnë turqit

'Turqia gjenocid ndaj shqiptarëve' / Gjergj Dedaj emërohet ambasador i Kosovës në Maqedoni, protestojnë turqit

Gjergj Dedaj, ambasadori i ri i Kosovës në Maqedoni

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, emërohet ambasador në Maqedoni. Ka qenë vetë Dedaj i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se është emëruar nga presidenti Thaçi në detyrën e re në Shkup. 

”Ne një mision te ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën ! Falënderoj Presidentin e Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, për besimin dhe dekretimin tim, për Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik, te Republikës se Kosovës, ne Republikën e Maqedonisë”- ka theksuar Dedaj. 


Dekreti i emërimit të Gjergj Dedajt ambasador në Maqedoni

Dedaj shkaktoi polemika pak ditë më parë kur akuzoi Turqinë dhe Serbinë se kanë kryer masakra dhe gjenocid ndaj shqiptarëve. Pas këtyre deklaratave të tij, deputetët e grupit 6 +, në takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i kërkuan shkarkimin e Dedajt nga detyra e lartë shtetërore, për shkak të ofendimeve dhe sharjeve të cilat sipas tyre, ky i fundit i ka bërë në drejtim të shtetit turk dhe këtij komuniteti që jeton në Kosovë.

Reagojnë turqit e Maqedonisë, letër Ivanovit
Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni (PLT) ka dërguar reagim me shkrim deri tek presidenti Gjorge Ivanov dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në lidhje me emërimin e Gjergj Dedaj për ambasador të Kosovës në Maqedoni.

Jemi kategorikisht kundër që një person me mentalitet fashizoid dhe primitiv të jetë ambasador në vendin tonë, i cili në çdo segment maksimalisht mundohet të promovojë multietnicitetin. Jemi të bindur se pranimi i një personi të tillë si ambasador në Maqedoni, do të rezultojë negativisht në marrëdhëniet multietnike, por edhe në miqësinë mes Maqedonisë dhe Turqisë.

Theksohet në reagimin e PLT-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës